2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

MBËSHTETJA NË ALLAHUN

Më të lexuarat

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:
وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللَّهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ۚ .
” Kushdo që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton atij.”
(Talak: 3).

وَعَلَى اللَّهِ فَلْيَتَوَكَّلِ الْمُؤْمِنُون.
” Dhe vetëm te Allahu le të mbështeten besimtarët.”
(Tegabun: 13).

Transmetohet nga Ibn Abasi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë:
” Mu shfaqën popujt; shikova një pejgamber dhe sêbashku me të ishte një grup i vogël (nga ata që e kanë ndjekur- prej tre njerëzve deri nëntë njerëz).
Pastaj, shikova një pejgamber tjetër dhe sëbashku me të ishin një apo dy veta që e kishin ndjekur.
Njashtu, shikova një pejgamber i cili nuk kishte asnjë pasues me vete.
Kur (pas pak) mu shfaq një turmë e madhe njerëzish dhe unë mendova se ata janë umeti im, por më thanë se ky është Musai dhe populli i tij që e pasonin(ndjeknin).
Pastaj, shikova prapë, kur ja e shoh një turmë të madhe njerëzish, dhe më thanë se ky është umeti yt dhe se në mesin e tyre janë shtatëdhjetëmijë njerëz(besimtarë) që do të hyjnë në Xhenet pa dhënë llogari dhe pa u denuar.
Pastaj i Dërguari i Allahut u ngrit dhe hyri në shtëpinë e tij.
Njerëzit filluan të diskutonin rreth atyre shtatëdhjetëmijëve se kush mund të ishin ata.
Disa prej tyre gjatë diskutimin thanë se ndoshta janë ata të cilët e kanë shoqëruar të Dërguarin e Allahut.
Disa tjerë thanê se ndoshta janë ata që kanë lindur në Islam dhe nuk i kanë shoqëruar Allahut asgjë, dhe përmendën edhe gjëra apo mendime tjerë gjatë diskutimit.
Dhe, pas pak doli i Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- dhe i treguan se çfarë po diskutonin në mesin e tyre.
I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- tha:
” (Ata 70mijê njerëz që do të hyjnë ne xhenetin e Allahut pa dhënë llogari dhe pa u dënuar) Janë ata të cilët nuk kërkojnë t’u bêhet atyre rukje, ata të cilët nuk mjekohen përmes të djegurit, ata të cilët nuk u besojnë shenjave ogure dhe mbështeten vetëm te Zoti i tyre.”
(Shënuan: Buhariu: 4/199 (5270), Muslimi: 1/199).

 

Komentim i përgjithshëm:

Mbështetja në Allahun është njëra nga veprat (adhurimet) më madhore të zemrës së besimtarit.

Mbështetja në Allahun është vepër dhe adhurim i çiltër i zemrës.

Andaj, njësimi i Allahut pêrmes mbështetjes në Allahun (përmes Teuekulit) është obligim, ndërsa përkushtimi i Teuekulit ndaj dikujt tjetër përveç Allahut është Shirk.

 

Kuptimi i drejtë mbështetjes në Allahun është:
Dorëzimi i zemrës para Allahut dhe kthyerja e zemrës tek Allahu duke u mbështetur në Allahun për çdo gjë si dhe duke i marrë shkaqet (sebebet) që i ka lejuar sheriati islam.

Allahu i veçon dhe nderon ata që i mbështeten vetëm Atij, si dhe u premton atyre shpërblime të madha (në dunja dhe në ahiret).

 

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

1. Mësojmë pozitën e lartë që e ka Teuekuli (mbështetja në Allahun) në Sheriatin Islam.

2. Mësojmë se Teuekuli êshtë njëra prej veprave më madhore të zemrës.

3. Mbështetja në Allahun është prej shkaqeve kryesore që muslimani mund tê hyjë në Xhenetin e Allahut pa u llogaritur dhe dënuar fare.

 

Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit