10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Besimi i drejtë në Librat, dhe dobitë e besimit në to!

Më të lexuarat

Për cilat libra bëhet fjalë këtu?

Këtu kemi për qëllim librat të cilat Allahu,- xhele veala!,- ia ka zbritur të dërguarve të Tij, si udhëzim dhe mëshirë e madhe nga ana e Allahut për mbarë njerëzimin, e përmes këtij udhëzimi njerëzimi të arrijë lumturinë e kësaj bote dhe ahiretit(botës tjetër).

Besimi i drejtë në librat, përmban katër gjëra:

Besimi i drejtë dhe i paluhatshëm se me të vërtetë ata libra janë zbritur nga ana e Allahut,- xhele veala!.

 

Besimi në emrat e librave të cilat ne i dimë, si psh:

Kur’ani, i cili i ka zbritur Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!.

Tevrati, i cili i ka zbritur Musait,- alejhi selam!.

Inxhili, i cili i ka zbritur Isait,- alejhi selam!.

Zeburi, i cili i ka zbritur Davudit,- alejhi selam!.

Ndërsa sa u përket librave të tjerë të shpallur të cilëve nuk ua dimë emrat, ne u besojmë atyre në përgjithësi.

Njashtu muslimani e ka për obligim tu besojë lajmet e tyre të sakta, si tregimet Kur’anore si dhe lajmet të cilat nuk kanë pësuar ndryshim dhe nuk janë devijuar, por kanë mbetur mu ashtu si janë shpallur nga Allahu,- xhele veala!.

Muslimani duhet tu nënshtrohet ligjeve dhe rregullave të cilat gjenden në ato libra, por ato rregulla duhet të mos jenë të deroguar apo ndryshuar.

 

 

Duhet të ndahemi të kënaqur dhe ti dorëzohemi tërësisht rregullave dhe ligjeve të atyre librave pa marrë parasysh se ne i kuptojmë urtësitë e atyre ligjeve apo jo.

Të gjitha librat e zbritura më parë janë të anuluara me zbritjen e Kur’anit famëlartë.

Allahu,- xhele veala,- thotë:

وَأَنزَلْنَا إِلَيْكَ الْكِتَابَ بِالْحَقِّ مُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ الْكِتَابِ وَمُهَيْمِنًا عَلَيْهِ

“Ne edhe ty( Muhamed) ta zbritëm librin(Kur’anin) e vërtetë që Kur’ani është vërtetues i librave të mëparshëm dhe anulues i tyre”. Kur’an: El Maide, 48.

Dhe duke qenë se Kur’ani është anulues i tyre nuk i lejohet muslimanit të punojë me asnjë ligj, prej ligjeve të librave të mëparshëm, përveç atij ligji që është i saktë dhe i vërtetuar nga Kur’ani.

Cilat janë dobitë e besimit në librat e shpallura?

Disa nga dobitë:

1. Muslimani e kupton se si është kujdesur Allahu,- xhele veala!,- ndaj robërve të tij, ia ka lehtësuar udhëzimin dhe kuptimin e ligjeve përmes shpalljes së librave.

2. Përmes besimit në librat e shpallura, muslimani arrinë të kuptojë urtësinë e Allahut në ligjet e Tij, duke i zbritur çdo populli atë që i përshtatet.

Allahu,- xhele veala!,- thotë në librin e Tij, famëlartë:

لِكُلٍّ جَعَلْنَا مِنكُمْ شِرْ‌عَةً وَمِنْهَاجًا

“Për secilin prej jush, Ne caktuam ligje dhe program (të posaçëm në çështje të veprimit). Kur’an: El Maide, 48.

3. Falënderimi i Allahut për atë mirësi.

 

Shejh Muhamed bin salih el uthejmini,- Allahu e mëshiroftë!

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit