1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Mavraj, për ndeshjen me Izraelin: Mjaft krijuat panik dhe përçarje në futboll

Më të lexuarat

Pas ndeshjes me Izraelin, ku Shqipëria humbi 3:0, lojtari i Kombëtares Mërgim Mavraj ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Mavraj ka thënë se kundërshtarët futën frikë dhe tmerr tek tifozët, prandaj ata munguan tek “Arena Elbasan”. Sipas tij, tifozët e duan kombëtaren, e duan këtë vend prandaj duhet ta shijojnë futbollin. Kujtojmë që ndeshja Shqipëri- Izrael, ishte caktuar të luhej në “Loro Boriçi”, por për shkak të frikës nga sulme terroriste, u zhvendos në Elbasan.
Ja postimi i Mavrajt:
Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi janë bërë në dëm të së gjorës Shqipëri! Por a duhet thënë STOP? A duhet të abuzojnë të tjerët me mikpritjen tonë?

Një vend nuk e bën të madh numri i banorëve, por karakteri, zemra, dëshira e krenaria e atij popullit!

Ne kemi tradita, e këtë e tregon qartë historia e kombit tonë! Ne nuk duhet t’i hedhim asnjëherë poshtë njerëzit tanë, tifozët tanë, gjakun tonë vetëm se “siguria” e tjetrit është në “rrezik”!

A kishte rrezik më të madhe ndaj nesh në Serbi?! A kishte poshtërim më të madh se përçarja e frika që futën tek tifozët tanë dy ditë më parë kundërshtarët?! Nuk besoj se ka ndonjë qe mendon se shkaktar i atij “boshlliku” që u krijua në stadium ishte shiu, por paniku i hapur kot së koti.

Futbolli duhet të japë mesazh paqeje, e jo të krijojë panik, stres e përçarje. Unë nuk e ndjej veten aspak mirë kur krijohen situata të tilla! Tifozët tanë e duan këtë vend, e duan këtë kombëtare e ndaj duhet ta shijojnë siç duhet, të paktën në shtëpinë e tyre! Tjerët, le ta “gjejnë” të keqen diku tjetër, jo tek Shqiptarët!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit