1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Matoshi thotë se ka ekstremistë fetarë në listën e LDK’së për deputetë

Më të lexuarat

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, Halil Matoshi, ka goditur Lidhjen Demokratike të Kosovës në një debat televiziv.

Ai ka thënë në Klan Kosova se në listën e LDK’së për deputetë ka njerëz të njohur për ekstremizëm fetar.

“Në listën tuaj – gjë që nuk ka tek lista e Aleancës, së paku tek 45 njerëzit e Aleancës – ka njerëz të cilët në këtë shoqëri kanë vlejtur si ekstremistë fetarë”, i ka thënë Matoshi, Bardhyl Metës nga LDK’ja.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Metës, i cili ka kërkuar nga Matoshi të identifikojë se “cili ekstremist është”.

“Nuk dua të përmend emra”, i është përgjigjur Matoshi.

“S’mund ta quash një listë që paska ekstremista, që i bie terrorista e ISIS, jepe emrin”, i ka thënë atij Meta.

Matoshi ka kërkuar ta korrigjojë veten. “A mund të them fanatik fetar?”, ka pyetur ai.

Meta e ka pyetur atë nëse e kishte fjalën për Labinotë Demi-Murtezin. “Nëse ke fjalën për Labinotën, mund të them që jam krenar që është në listë. Është njeri i mrekullueshëm”, është shprehur Meta.

“Nuk e përmenda”, i është përgjigjur Matoshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit