13.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Haradinaj i shanë hoxhallarët, thotë ju i quat të rinjtë në Siri

Më të lexuarat

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar të gjithë imamët, të cilët sipas tij kanë ndikuar në ikjen e të rinjve kosovarë për të luftuar në Siri e Irak.
Thotë se respekton fetë e të gjithëve por se në radhë të parë për të vijë shqiptaria.

Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma thotë se nuk do të lejohen lëvizje, të cilat në emër të fesë shtyjnë axhenda të dyshimta për shkatërrimin e vendit.

“Nuk muj edhe s’kam me u pajtu najherë le lëvizje gjoja në emër të fesë që kanë axhenda tjera që na e shkatërrojnë këtë vend”, tha Haradinaj.

“Kushdo prej imamëve, kushdo prej udhëheqësve të tjerë që kujtojnë se po bëjnë diçka tuj çu fminë tonë në skej të dyjesë me dekë marre ju koftë, marre ju koftë atyne. Kushdo prej tyre që mendojnë se ne jemi qaq budallë si popull e që dojnë me na ndërru për pak vjet, e kanë gabim”, theksoi Haradinaj në takim me qytetarët e Ferizajt.

Thotë se duhet respektuar të gjitha fetë në vend, por se për të në radhë të parë është shqiptaria.

“Unë dashninë e parë e kam shqiptarin, pra muj me dashtë shumëçka tjetër por nuk di me u identifiku me diçka përpara se me u identifiku si shqiptar. Unë nuk muj me thanë jam veç myslimanë ose jam veç katolik ose jam veç ortodoks ose jam veç me sheh. Jam veç shqiptar. Kur them jam shqiptar unë vërtetë ndihna mirë me fetë e shqiptarit, me islamin tradicional shqiptar, pra kam respekt për këtë. Kam respekt për besimtarët e devotshëm, për Imamët e devotshëm e atdhetarë”, theksoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit