1.4 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Matoshi: Pas Aleppos bota jonë nuk ka më kuptim!

Më të lexuarat

Analisti Halil Matoshi në një postim në llogarinëe tij në Facebook ka komentuar ngjarjet e fundit në qytetin sirian të Aleppos.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

“Thënia e famshme e Adorno-s ka nevojë për një korrigjim me sa duket: nuk është bërë e pamundur poezia pas Auschwitz-it, por më tepër proza. Proza realiste dështon aty ku ia del mbanë evokimi poetik i atmosferës së padurueshme të një kampi. Domethënë që kur Adorno e shpall poezinë të pamundur (ose më saktë barbare) pas Auschwitz-it, këtu bëhet fjalë për një pamundësi aftësuese: poezia gjithnjë, pas përkufizimit, shkruhet “mbi” diçka që nuk mund të përballet drejtpërdrejt, por vetëm mund të aludohet. Nuk duhet patur frikë që këtë mendim ta çojmë një hap më para, dhe t’i referohemi thënies së vjetër “muzika lind kur mungojnë fjalët”. Mundet edhe të ketë vërtetësi në bindjen popullore se në një lloj paralajmërimi historik, muzika e Schoenberg-ut artikuloi ankthet dhe makthet e Auschwitz-it ende para se ky të kish ndodhur.” (…) Slavoj Zizek

P.S.
Le te shkojne ne rrot’sames Asadi dhe soldateska e tij egershane, ISIS dhe funderrinat e tij qe kane dale nga ferri, dhe te gjithe ata qe kane mund me e ndal kete kasaphane e nuk e kane ba !

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit