Bledar Qevani nga Hasi i Prizrenit pas shtatë vjetësh ka hedhur hapin e parë, ngase deri më tani ishte i palëvizshëm.
Kjo mrekulli e ndodhur u bë për shkak të mumdësisë së operimit të tij të cilën ia mundësuan bamirësit përmes shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”.
Prindërit e Bledarit, por dhe vet ai iu gëzuan tej mase kësaj mrekullie të cilët falenderuan të gjithë ata që u bënë shkaktarë çër mundësimin e operimit, i cili rezultoi të jetë i suksesshëm.
Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka thënë se mjetet e nevojshme për operimin e Bledarit janë grumbulluar për një kohë rekorde rreth 10 minutëshe.
“Sot Bledari po ecë, edhe pse i duhet një dorë me kap për dore, por e rëndësishmja është që Bledari ka filluar të ecën. I duhet edhe pak kohe per te vazhduar me fizioterapi dhe per ta pa Bledarin duke ecur vet edhe duke vrapuar. Faleminderit o Bamires qe na u deshten vetem 10 minuta per ti siguruar mjetet per t’u operuar Bledari dhe razultati eshte ky”, ka thënë Kastrati.
Kjo është video emocionuese: