4.5 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Masakroi 50 vetë për 20 minuta, ankohet për kushtet në burg: Jam pa telefon!

Më të lexuarat

Terroristi Brenton Tarrant, njeriu që vrau gjakftohtësisht 50 besimtarë në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re, është ankuar për shkelje të të drejtave të tij në burg, sipas medias vendase.
Shërbimi i Burgjeve tha se Tarrant është ankuar për faktin se qelia e tij në Oakland nuk ka qasje për vizitorët dhe telefon.

Por po ky institucion shtoi se ai po trajtohet në përputhje me ligjin dhe detyrimet ndërkombëtare.

“Ai aktualisht nuk ka qasje në televizion, radio ose gazeta, as nuk i është dhënë mundësia për vizita. Për arsye të sigurisë operative, më shumë informacion nuk mund të komunikohet”, u tha nga Shërbimi.

Ai do të paraqitet para gjykatës së Christchurch-it më 5 prill. Tarrant refuzoi avokatin, duke deklaruar se ado të mbrohej vetë në gjykatë. /tesheshi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit