6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Që shtatë vite aeroporti i Singaporit shpallet më i miri në botë, dhe është i magjishëm.

Më të lexuarat

Sipas Skytrax World Airport Awards, për të qenë një udhëheqës global i udhëtimit, nënkupton përpjekjet e vazhdueshme për t’u përmirësuar, për t’u ripërtërirë dhe për të impresionuar.

Dhe kështu për vitin 2019 dhe për herë të shtatë me radhë, aeroporti i Singaporit “Changi” është kurorëzuar si më i miri në botë, pikërisht në kohën kur është pritur aq shumë për hapjen e terminalit Jewel Changi, në prill.

“Të jesh i votuar si aeroporti më i mirë në botë për të shtatin vit radhazi, është një arritje me të vërtetë e shkëlqyeshme për aeroportin Changi, dhe ky çmim vazhdon të nënvizojë popullaritetin e aeroportit nga udhëtarët ndërkombëtarë”, tha Edward Plaisted, Drejtor Ekzekutiv i Skytrax, shkruan CNN.

Aeroporti i Singaporit është votuar nga konsumatorët në një sondazh global të kënaqësisë së klientëve për aeroportet.

Shikoni se si duket ai:

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit