-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Masakra Hoxhali, një çerek shekulli vuajtje

Më të lexuarat

Armenët, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ndërmorrën veprim për të marrë Hoxhalin të cilin e kishin rrethuar në ditët e fundit të vitit 1991

BAKU (AA) – Azerbajxhani, që 25 vjet kërkon drejtësi për viktimat e Masakrës Hoxhali, e kryer nga ana e armenëve më 26 shkurt 1992, shkruan Anadolu Agency (AA).

Armenët, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ndërmorrën veprim për të marrë Hoxhalin të cilin e kishin rrethuar në ditët e fundit të vitit 1991, vend i cili posedon aeroportin e vetëm në rajon dhe ka një rëndësi strategjike. Armenët të cilët më 25 shkurt të vitit 1992 i intensifikuan sulmet e tyre, në mbrëmje sulmuan nga tre anë.

Masakra e bërë nga ushtarët armenë në errësirat e natës, ishte shkruar si njollë e zezë të historisë së njerëzimit në dritat e para të 26 shkurtit. Veprimet brutale siç vrasja e civilëve në shkallë masive, heqja e lëkurës të njerëzve, prerja e kokave, vrasja e grave shtatzëne, pamjet e inçizuara në atë kohë dhe rrëfimet e personave të cilët ishin shpëtuar gjallë nga masakra u shkruan me shkronja të përgjakura në histori.

Theksohet se regjimenti i 366-të i motorizuar i ushtrisë sovjete të cilët ndodheshin në Hankendi në atë kohë u kanë ndihmuar forcave armene në masakrën Hoxhali. Në sulmin e armenëve me artileri dhe tanke të regjimentit 366, pretendohet se në Hoxhali kanë marrë pjesë edhe ushtarët rusë.

Sipas të dhënave të Prokurorisë Ushtarake të Azerbajxhanit, 18 oficerë dhe ushtarë të regjimentit të 366-të të motorizuar kanë marrë pjesë personalisht në masakra. Fjalët e ministrit të Mbrojtjes armene në atë kohë, presidenti i tashëm Serzh Sargsyan, në një intervistë për gazetarin anglez Thomas de Waal, “Para Hoxhali, azerbajxhanasit mendonin se armenët nuk do ti prekin civilët. Ne e thyem këtë perceptim”, ishte pohim i qeverisjes armene se masakra ishte bërë në mënyrë të vetëdijshme.

Azerbajxhani, ndodhitë në Hoxhali i konsideron si shkelje e marrëveshjeve siç janë; 1949 Konventa e Gjenevës, Konventa për Pengimin dhe Dënimin e krimit të Gjenocidit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Pakti mbi të drejtat civile dhe politike, Konventa kundër Torturës dhe Trajtimeve e Dënimeve të tjera Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese, Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës dhe nga komuniteti ndërkombëtar kërkon që shkelësit të dënohen.

“Gjenocidi i Hoxhali duhet të gjejë vlerësimin ligjor në opinionin publik të botës. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë dhe njohë gjenocidin Hoxhali, të kryer nga ana e armenëve ndaj civilëve, pjesë e cilëve janë edhe fëmijë, pleq dhe gra”, thuhet në njoftimin e fundit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit.

Deri më sot parlamentet e 15 shteteve dhe parlamentet e 16 shteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) miratuan vendime me të cilat e dënojnë dhe e konsiderojnë si gjenocid ndodhitë në Hoxhali.

Masakra Hoxhali

Hoxhali e cila u pushtua nga forcat armene në fund të vitit 1991, ishte një vendbanim me sipërfaqe prej 936 kilometra katrorë ku jetonin 2 mijë e 605 familje, gjithsej 11 mijë e 356 njerëz. Armenët të cilët në dhjetor të vitit 1991 e kishin okupuar qytetin Hankendi, vend i cili vlerësohet si kryeqytet i Malësisë së Karabakut, shënjestër e ardhshme e kishin qytetin Hoxhali.

Armenët duke i okupuar të gjitha fshatrat dhe rrugët rreth Hoxhali, ndërprenë lidhjen e këtij vendbanimi me qytetet tjera. Transporti me helikopterë, lidhja e vetme e Hoxhali me rajonet tjera, ishte ndërprerë pasi që armenët e kishin qëlluar një helikopter më 28 janar 1992. Në këtë ngjarje humbën jetën 44 civilë pjesa e madhe e të cilëve gra dhe fëmijë.

Në Hoxhali ku në fillim të muajit janar të vitit 1992 nuk kishte energji elektrike, mbrohej nga forcat e mbrojtjes lokale dhe ushtarë kombëtarë në numër të vogël me armë të lehta. Armenët më 25 shkurt 1992 filluan ta sulmojnë Hoxhali nga tre anë, duke e përdorur artilerinë dhe tanket e regjimentit 366-të të motorizuar duke e sulmuar intensivisht dy orë. Ndërsa një ditë pas sulmit ishte kryer “Masakra Hoxhali”.

Sipas të dhënave zyrtare, në Masakrën Hoxhali humbën jetën 612 shtetas të Azerbajxhanit, prej të cilëve 106 ishin gra, 70 pleq dhe 63 fëmijë të pambrojtur. Nga masakra shpëtuan gjallë 487 persona, ndërsa forcat armene morën peng 1.275 persona, ku për 150 edhe sot e kësaj dite nuk ka informacione se ku ndodhen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit