Express ka vazhduar me intervistimin e atyre pak burrave të moshuar që edhe më tutje janë gjallë, e që kishin qenë dëshmitar të krimeve monstruoze të kryera nga forcat partizane në territorin e Kosovës, pas fundit të Luftës së Dytë Botërore.
Plaku Sheremet Brahimi, nga fshati Burojë, tregon, në një intervistë të realizuar nga Berat Buzhala, krejt çfarë kishte ndodhur në territorin e Drenicës në vitet 1940 – 1945.
Brahimi, i lindur në vitin 1931, ka qenë dëshmitar okular i asaj periudhe kohore. Babai i tij ishte vrarë në Masakrën e Tivarit. Në anën tjetër ai rrëfen edhe për raportet në mes të dy figurave qendrore të Drenicës së asaj kohe, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, si dhe raportet e tyre me Fadil Hoxhën.kohaislame