3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Qeveria pritet t’i japë fund plaçkës së Devollëve nga homologimi

Më të lexuarat

Monopolit të Qendrës së Homologimit të automjeteve “Euro Lab”, të cilën dikur e kishte përuruar vet ish-Mnistri i MTPT’së, Fatmir Limaj, po i vjen fundi. Homologimi i automjeteve, që shpeshherë është quajtur si kontroll që “vjedh” qytetarët, sepse çdo makinë e importuar në Kosovë duhet t’i nënshtrohet një kontrolli rutinor që kushton 125 euro, do të mbyllet në tërësi.
 
Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se Kryeministri Mustafa tashmë është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë për ndërprerjen e punës së kësaj qendre, ose hapjen edhe të dy qendrave të reja të homologimit, për ta shmangur monopolin.
 
Homologimi bëhet nga kompania “Euro Lab”, e cila është e lidhur me “Devolli Group” dhe që nga viti 2009 vazhdon ta mbajë tregun si kompania e vetme në homologimin e automjeteve në Kosovë, një biznes ky shumëmilionësh. Si kompani monopoliste, “Euro Lab” në vitin e parë të punës në vitin 2010, kishte bërë mbi 21 mijë homologime dhe kishte fituar mbi 2 milionë euro.
 
E, derisa çmimet e homologimeve në rajon janë shumë më të lira se në Kosovë, që nga 2010’ta, kjo kompani private e licencuar nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, ka vazhduar t’i rrisë fitimet bashkë me rritjen e importit të makinave në vend.
 
Një makinë e importuar në Serbi homologohet për 3.510 dinarë ose 30.47 euro, 90 euro më lirë se homologimi që bëhet në Kosovë nga “Euro Lab”. Në Maqedoni, varësisht prej llojit të veturës, pagesa që duhet bërë për homologim të veturës sillet prej 30 deri në 70 euro.
 
Sipas të dhënëve të vjetra të Ministrisë së Brendshme, në Kosovë janë të regjistruara mbi 300 mijë automjete të ndryshme dhe nëse kjo shifër konvertohet me numrin e banorëve rezident del se çdo i pesti banor e ka një veturë.
 
Homologimi si proces për verifikimin dhe kontrollimin e hollësishme të dokumentacionit dhe automjetit, i cili shqyrtohet sipas ECE rregulloreve e udhëzimeve të Bashkimit Europian, zbatohet para se automjeti të doganohet në Republikën e Kosovës.
 
Kjo nënkupton se personat fizikë apo juridikë të cilët importojnë automjete në Republikën e Kosovës duhet t’i sjellin automjetet e tyre dhe t’i nënshtrohen procedurës së homologimit të automjeteve tek Instituti i Homologimit “Euro Lab”, i cili është i autorizuari i vetëm nga Ministria e Transportit dhe Postë./kohaislame
 
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit