8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Marrëdhëniet ndërshtetërore, Begaj: Kosova dhe Shqipëria kanë raporte vëllazërore dhe strategjike

Më të lexuarat

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ndodhet për vizitë në Prishtinë, ndërkaq theksoi se Kosova e pavarur i ka dhënë jo vetëm shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin më të sigurt.

Begaj në një postim në Facebook shkruan se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës është unikale për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të të dy shteteve.

“Kënaqësi e veçantë të jem në Prishtinë me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë. Urova në emër të të gjithë shqiptarëve Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, për këtë përvjetor kaq të rëndësishëm. 15 vite janë shumë pak për një komb, e për më tepër për një komb të lashtë. Por këto 15 vite Pavarësi të Kosovës kanë demonstruar në mënyrë shembullore e të sintetizuar vlerat më të mira e shumë shekullore të kombit shqiptar.

Vlerësova ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe i konsiderova jo vetëm vëllazërore e të një natyre strategjike, por edhe shumë dinamike. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës është unikale për stabilitetin, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe perspektivën euroatlantike të të dy shteteve.

Kosova e Pavarur i ka dhënë jo vetëm shtetasve të saj dinjitetin e merituar dhe të shumëpritur shtetëror, por njëkohësisht e ka bërë rajonin tonë më të paqtë e të sigurt, si dhe kombin shqiptar të lirë të rigjejë rrugën e munguar padrejtësisht të bashkëpunimit kombëtar”, shkruan Begaj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit