Mediat e Beogradit raportojnë se në takimin e presidentit të Serbisë me përfaqësuesit e Listës Serbe nga Kosova është edhe Marko Gjuriq, i cili dje u arrestua në Mitrovicë, pasi kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës.
Sipas këtij burimi, ai është shfaqur në mbledhje me fasha të lidhura në dorë, transmeton Koha.net.
Takimi raportohet se po mbahet pa praninë e medieve, ndërsa është paralajmëruar se pas takimit do të ketë konferencë me gazetarët.
Ka nisur takimi i përfaqësuesve të Listës Serbe me Vuçiqin
Takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ,me zyrtarët e Listës Serbe ka filluar sot pas orës 11:00, në Beograd.
Siç raporton agjencia e lajmeve Tanjug temë diskutimi, siç është paralajmëruar, do të jetë situata në Kosovë pas ngjarjeve të djeshme dhe vlerësimi i përfaqësuesve të Listës nëse do të qëndrojnë edhe me tej si pjesë e Qeverisë së Kosovës, pas asaj që ndodhi dje në Mitrovicë, kur u arrestua Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili kishte hyrë në Kosovë me gjithë ndalesën nga autoritetet e vendit.