0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

Më të lexuarat


Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit. Fotografi nga arkivi.
Pikëkalimi kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Han të Elezit. Fotografi nga arkivi.
Maqedonia e Veriut i ka kërkuar Kosovës lehtësira për qytetarët e saj gjatë kalimit të kufirit mes dy shteteve, respektivisht rishqyrtimin e vendimit që parasheh hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinave kundër COVID-19 apo dy doza dhe test negativ PCR.

Kjo është bërë e ditur të dielën, më 23 janar, nga ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Verit, Bekim Sali, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kosovar, Rifat Latifi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Sali tha se “ka mirëkuptim për vendimin e Qeverisë kosovare, që ka ardhur duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit”.

Por, në të njëjtën kohë ai tha se i përcolli ministrit Latifi, reagimet e shumta të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për pengesën që ka shkaktuar vendimi në lëvizjen e tyre drejt Kosovës.

“Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, kërkova nga homologu im Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali.

Masat e reja në Kosovë kanë hyrë në fuqi më 23 janar.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Fotografi nga arkivi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit