6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Izrael – Ministri Barlev pranoi se sulmet e kolonëve hebrenj janë “terrorizëm i organizuar”

Më të lexuarat

Ministri izraelit i Sigurisë Publike Omar Barlev pranoi se sulmet e kolonëve hebrenj kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar ishin “terrorizëm i organizuar”.


Ministri izraelit i Sigurisë Publike Omar Barlev pranoi se sulmet e kolonëve hebrenj kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar ishin “terrorizëm i organizuar”.

Omer Barlev i tha transmetuesit publik të Izraelit “KAN” se kolonët hebrenj të maskuar kishin sulmuar aktivistët izraelitë dhe palestinezë në fshatin Nablus një ditë më parë.

“Për mendimin tim, ky është aktivitet i organizuar i një grupi terrorist që po punon së bashku,” tha Barlev anëtari i Partisë Laburiste, një partner në qeverinë e koalicionit të Izraelit.

Ai bëri të ditur se grupi synoi dhe dëmtoi qytetarët e vet, duke shtuar se policia izraelite po hetonte çështjen me agjencinë vendase të inteligjencës Shin-Bet (Shabak).

Ministri izraelit Barlev ka përdorur edhe më parë termin “dhunë e kolonëve hebrenj” dhe pas njoftimit të tij më 27 dhjetor se “kishte marrë kërcënime nga hebrenjtë”, aktivitetet mbrojtëse ndaj tij u intensifikuan.

Kryeministri izraelit Naftali Bennett sulmoi Barlev, i cili është bërë shënjestër e partive të djathta në pushtet dhe opozitë, duke thënë se “kolonët hebrenj janë mburoja mbrojtëse e Izraelit”.

Më 21 janar, aktivistët në Bregun Perëndimor të pushtuar u sulmuan nga një grup kolonësh hebrenj të maskuar në mbështetje të palestinezëve që donin të mbillnin pemë ulliri në tokën e kërcënuar nga pushtimi i qeverisë izraelite. Dhjetë persona u plagosën, katër prej të cilëve aktivistë izraelitë.

Ka më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967. Rreth 500 mijë kolonë hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim në Bregun Perëndimor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territoret e pushtuara konsiderohen të paligjshme.

/trtshqip/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit