Deputeti i BDI-së, Branko Manoilloski , sot në Kuvendin e Maqedonisë ngriti zërin për të drejtat e komunitetit homoseksual. Ai mes lotëve, tha se atyre duhet t’u njihen të gjitha të drejtat, ndërsa për herë të parë edhe zyrtarisht deputeti i BDI-së, kërkoi që të zyrtarizohen edhe martesat mes gjinisë së njëjtë, shkruan “TV SHENJA“.
“Askush këtu nuk foli për të drejtat e homoseksualëve, një segment i madh, njerëz të shkëlqyeshëm që kontribojnë për shtetin, punojnë, ndërsa tek ne kjo është baukë. Unë nuk mund të kuptoj se ne heteroseksualët jemi të robëruar në një mendim se duhet të kemi vetëm burrë, grua dhe fëmijë dhe kjo është diskutabile, mund të diskutojmë këtë pozicion në shumë mënyra. Por, duhet t’u jepen të gjitha të drejtat homoseksualëve në këtë Republikë. Të gjitha, madje edhe e drejta për martesë”, tha deputeti Manajllovski.
Për më shumë ndiqeni kronikën: