11.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Deputeti maqedonas i BDI-së “shkakton” tërmet duke mbrojtur homoseksualët, reagon ashpër BESA

Më të lexuarat

Kërkesa e deputetit të BDI-së, Branko Manojlovski për zyrtarizimin e ligjit mbi lejimin e martesave të homoseksualëve. ka tronditur opinionin e gjërë në Maqedoni dhe jo vetëm. Në momentin që ai në një seancë të Kuvendit diskutonte për avancimin e të drejtave të komunitetit të LGTB-së si diçka normale, spontanisht ose jo në ato momente u dridh toka nga tërmeti.

Ndonëse epiqendra e tërmetit 5.0 sipas shkallës së Rihterit ishte në Resnjë, në afërsi të Ohrit, dridhje të lehta janë dëgjuar edhe në Shkup. Ndaj deklaratës së Manojlovskit nuk mbeti indiferent deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi.

Sipas tij, BESA do të reagojë kundër gjitha propozimeve që bien në kundërshtim me vlerat dhe traditat shqiptare, dhe si e tillë është edhe kërkesa e deputetit të BDI-së, Branko Manojllovski.

 “Lëvizja Besa afirmon vlerat pozitive të shoqërisë. Për neve familja është bashkësi e një burri dhe gruaje, për neve familja është e shenjtë dhe është boshti themelor në një shoqëri. Çdo tentativë për të ndryshuar këtë realitet dhe këto vlera ne do ta dënojmë dhe do të jemi kundër”, tha Afrim Gashi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit