0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Manipulimi i tiranëve

Më të lexuarat

Personi me pushtet që përmendet më shumë në Kuran është Faraoni, emri i tij përmendet 74 herë në Kuran, në 27 sure të ndryshme. Ndërsa emri i Musait a.s. përmendet 136 herë në Kuran, në 34 sure të ndryshme. Këta janë dy personat që përmenden më shumë në Kuran, dhe historia e tyre është historia më e rrëfyer në Kuran. Me siguri që Zoti dëshiron të përcjellë një mesazh përmes kësaj historie, përndryshe nuk do të kishte asnjë kuptim përsëritja kaq shumë e kësaj ngjarje në Kuran, sepse ne e dimë që Kurani nuk është libër historie.

Historia në fjalë ka dy personazhë kryesorë; Faraonin, njeriun e pushtetshëm që përfaqëson modelin e pushtetarit autokrat, dhe Musain njeriun me integritet moral që përfaqëson opozitarin e ndershëm. Prandaj dijetarët duke u mbështetur në këtë histori kanë nxjerrë një fjalë të urtë me peshë sa vetë historia: Për çdo Faraon ka një Musa.

Tek Faraoni gjenden të gjitha atributet e një pushtetari arrogant, autokrat, të pandershëm dhe pamëshirshëm, ndërsa tek Musai virtytet e një njeriu që merr përsipër ndryshimin e gjendjes së shoqërisë, trim, i fortë dhe besnik.

Unë do të mbështetem vetëm tek njëra prej shumë sureve në Kuran ku tregohet kjo ngjarje, do t’i referohem sures TaHa. Ja çfarë thotë Zoti në këtë sure:

“Ne ia treguam Faraonit të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi, dhe nuk pranoi (të besonte).dhe tha: “O Musa, a ke ardhur që të na dëbosh nga toka jonë me magjinë tënde?! Ne do të të sjellim ty një magji të ngjashme. Cakto, midis nesh dhe teje, një takim në një vend të sheshtë, ku nuk do të mungojmë as ne, as ti!”

Në këto tri ajete vihen re karakteristikat e një autokrati arrogant e mendjemadh që manipulon njerëzit. Halli i Faraonit nuk qe Musai por shoqëria që qeveriste, atij i interesonte opinioni i njerëzve dhe prandaj mundohet t’i manipulojë. Shikoni se çfarë thotë: “O Musa, a ke ardhur që të na dëbosh nga toka jonë me magjinë tënde”

Pra qëllimi yt nuk është të shpëtosh njerëzit prej regjimit tim por t’i skllavërosh për vete, dhe ato që ti pretendon se janë shenja prej Zotit, në të vërtetë janë veç magji, pra edhe ti je një magjistar si shumë të tjerë, prandaj ne do të sjellim një magji edhe më të madhe se tënden për ta mundur atë.

Ky ligjërim i Faraonit shërben për të manipuluar masat. Ai përpiqet t’i shpërqendrojë ata, dhe ta zhvendosë vëmendjen e tyre nga problemi real për të cilin i fton Musai, pra të çlirohen nga skllavëria, dhe mashtron duke gënjyer se demek Musai dëshiron t’ju dëbojë nga toka juaj. Dhe po të vëmë re ai thotë toka juaj, pra është e juaja pavarësisht se jeni skllevër, atje ku do të shkoni do të jeni në tokë të huaj pavarësisht se do të jeni njerëz të lirë.

Njësoj siç thonë politikanët tanë sot: Në qoftë se iki unë kush do të vijë? Pra ju nuk do të fitoni asgjë, më keq do ta keni, prandaj më mirë me mua se me atë. Dhe edhe njerëzit thonë, më mirë ky se ka vjedhur dhe është ngopur se këta të tjerët që do fillojnë të na vjedhin më shumë si të babëzitur, që me siguri është një argument manipulues i fabrikuar nga vetë pushteti.

Dhe për ta kompletuar manipulimin e tij shenjat e Zotit i quan magji dhe Musain magjistar, njësoj si kurejshët të cilët e quajtën profetin tonë magjistar, sepse ata që kanë në dorë sistemin, pra pushtetin, mediet, ekonominë dhe institucionet kulturore nuk mund të heqin dorë kollaj prej privilegjeve që ofron pushteti, dhe i përdorin ato për t’u mbrojtur.

Por përgjigjja e Musait qe plot siguri dhe vendosshmëri. “Takimi me ju është në ditën e kremtës dhe njerëzia le të tubohen paradite”.

Pra kjo është përgjigjja e njeriut me kapacitet që nuk druhet të përballet. Ky është virtyt i njerëzve që mbrojnë të vërtetën, njerëzve me integritet dhe karakter. Ata nuk kanë asgjë për të fshehur, ata janë transparentë sepse plani i Zotit është i tillë.

“Ata diskutuan me njëri-tjetrin për punën e tyre, duke pëshpëritur fshehurazi. Ata thanë: “Në të vërtetë, këta janë dy magjistarë, që duan t’ju shporrin nga toka juaj me magjitë e tyre dhe të shkatërrojnë fenë tuaj tejet të mirë.”

Në këtë moment hyjnë në skenë magjistarët, njerëzit e afërt të Faraonit. Magjistarët përfaqësojnë atë që sot quhet elita kulturore: këshilltarët, analistët, gazetarët dhe opinionistët. Ata marrin direktiva nga pushteti dhe propagandojnë atë që do ai. Përpiqen të gjejnë argumente për të përligjur dëshirat e mbrapshta të pushtetarëve që i paguajnë.

Po të vëme re në këtë ajet, magjistarët përsëritin alibinë e Faraonit, me një ndryshim të vetëm se ata shtojnë këtu edhe një element tjetër të rëndësishëm, fenë, ose sistemin, ose elitën e vendit, sepse fjala Tarik e përdorur në këtë ajet është fjalë me shumë kuptime, gjithsesi ajo që dua të theksoj është fakti se përtej alibisë së Faraonit, magjistarët shtojnë edhe një tjetër, për të manipuluar masën, sepse siç thashë edhe më lart, kjo është detyra e tyre, të shpikin ose zhdukin prova dhe fakte, gjë që konfirmohet në këtë ajet, por një gjë të tillë e shpreh edhe Faraoni në një vend tjetër në Kuran, në suren Gafir, që konfirmon faktin se aty bëhet fjalë për sistemin fetar “Faraoni tha: “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t’jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”

Sa më shumë thellohemi në detajet e ngjarjes së përballjes së Musait me Faraonin aq më shumë Kurani hedh dritë mbi aktualitetin tonë.

“Hidhe atë që mban në dorën e djathtë: do të gëlltisë gjithçka që kanë bërë ata, sepse ajo që kanë bërë ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve; e, magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet”. Atëherë magjistarët ranë në sexhde dhe thanë: Ne besojmë në Zotin e Harunit dhe Musait”.

Kush i lexon këto ajete me siguri që mendon se Faraoni u poshtërua në publik, në ditën më të shenjtë. Vallë Faraoni qëndroi duarkryq dhe u dorëzua para Musait?! Sigurisht që jo, sepse kjo është natyra e pushtetarëve autokratë dhe diktatorëve. Ai do të prodhojë sërish ligjërim për të shmangur disfatën e radhës duke krijuar alibitë e radhës për manipulimin e radhës. Më mirë se Faraoni askush nuk e dinte rëndësinë e propagandës.

“(Faraoni) tha: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t’ju jap leje unë?! Në të vërtetë pra, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t’jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t’ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim.”

Sërish Faraoni e manipulon opinion publik duke hedhur tezën se Musai është kryemagjistari, ai që ju mëson këtyre magjinë, dhe që sot kanë ardhur këtu të na mashtrojnë. Por përgjigjja e magjistarëve qe e prerë dhe plot emocion. Kjo është natyra e njeriut kur shpirti i tij prek besimin, nuk ka forcë ti ndajë ata të dy.

“(Magjistarët) u përgjigjën: “Ne kurrë nuk do të të japim ty përparësi ndaj provave që na kanë ardhur neve dhe ndaj Atij që na ka krijuar ne. Prandaj, gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote! Ne besojmë në Zotin tonë, që të na i falë gabimet dhe magjitë, për të cilat na ke detyruar ti. Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi.”

Faraoni i kërcënon me vrasje ata që sapo besuan, dhe ne nuk vëmë re që Musai të nxitojë t’ju thotë, shiko se ju jeni besimtarë të rinj, keni kujdes se Faraoni mund t’ju vrasë. Unë kam frikë për ju se mos ju gjen e keqja, sepse unë duhet të jem i mëshirshëm me ju, ashtu siç dëgjojmë mëngjes, drekë dhe darkë nga predikues fetarë në të gjithë botën për ngjarjet e ditëve të fundit në Palestinë. Demek sulmet e palestinezëve duhet të kishin marrë parasysh se cilat do të ishin pasojat në jetë njerëzish në luftën e tyre për liri përballë ukupatorit izraelit. Lufta nuk mund të ketë preventive të vdekurish, sikur bën llogari për të hapur një biznes me lëndë ndërtimi. Kush vdes në mbrojtje të vendit të tij është shehid, thotë profeti a.s., aq më tepër kur bëhet fjalë për një vend të bekuar si Palestina, në të cilin gjendet Xhamia e dytë mbi faqe e dheut dhe Kibleja e parë e myslimanëve. Ata janë në vendin e vet, në shtëpitë e veta dhe po dhunohen, po vriten që të largohen nga toka e tyre, kaq duhet ta themi, të paktën të themi të vërtetën, sepse ndryshe nuk i ndihmojmë dot, por të vërtetën kemi mundësi ta themi ama.

Në fakt ne na dhimbsen viktimat e pafajshme të kujtdo kombësie qofshin ato, qoftë edhe civilë izraelitë. Ne nuk na ndalon kjo luftë që të themi të vërtetën edhe për ta, ashtu siç kemi detyrimin të themi të vërtetën edhe kundra tyre.

Kjo luftë është edhe luftë mediatike përveç se luftë në terren, prandaj Izraeli po lufton fort duke sponsorizuar mediet më të rëndësishme globale që të fitojë opinion ndërkombëtar për të justifikuar masakrën e popullsisë palestineze. Njësoj si Faraoni që tha “Më lini ta vras Musain e ai le ta thërrasë në ndihmë Zotin e vet. Unë vërtet druhem mos ai do t’jua ndryshojë fenë tuaj ose do të shkaktojë trazira në Tokë”. Faraoni ishte autocrat, kishte të gjitha pushtet në dorë, nuk pyeste njeri, aq më pak të kërkonte leje, por atij i nevojitej kjo gjë për të manipuluar opinion, që të mos krijoheshin trazira dhe provokonte revoltë brenda familjes, sepse Musai ishte djali i tij i birësuar.

Pjesë e kësaj propagande manipuluese globale është bërë edhe elita jonë politike, sepse ne jemi një vend i vogël dhe vasal i fuqive të mëdha. Edhe tek elita jonë politike shfaqen në mënyrë perfekte sjelljet e Faraonit.

Dorian Balliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit