Malcolm Simmons: EULEX montoi procese kundër krerëve të UÇK-së
Dokumentet e siguruara nga Televizioni publik të ish-presidentit të gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, dëshmojnë se ky mision ka montuar procese kundër krerëve të UÇK-së. Avokatët mbrojtës të rastit “Drenica 2” thonë se dëshmitë e publikuara duhet të trajtohen më me seriozitet. “EULEX-i është duke i ndjekur ish komandantët UÇK-së, BE-ja po punon shumë që të impresionojë Serbinë dhe të mbajë gjallë dialogun Prishtinë-Beograd.
Shumica e rasteve ku janë duke u akuzuar krerët e UÇK-së janë duke u trajtuar keq”. Artan Qerkini avokat mbrojtës në rastin Drenicë II, thotë se dëshmitë e publikuar më parë por edhe këto duhet të trajtohen më me seriozitet. “Në asnjë mënyrë pretendimet e Simons nuk guxojnë të kalojnë në heshtje sepse janë pretendime serioze vijnë nga njëri shumë kredibil këto pretendime duhet të trajtohen me seriozitet” Qerkini ka thënë se duke u bazuar në provat e Simons të publikuara më parë, kanë bërë ankesë në gjykatën kushtetuese që rasti të kthehet në rigjykim. “Ne duke u mbështetur ne provat materiale te cilat i ka siguruar kemi bërë kërkesë të përsëritjes në rastin Drenica II.
Këto deklarata të Simons vetëm sa e fuqizojnë pretendimet tona se gjykimi në rastin Drenica II duhet të përsëritet sepse i njëjti nuk është i mbështetur në prova fakte dhe ligj por me shumë është zhvilluar për apetite politike” Ndryshe, dokumentet dëshmojnë se Malcolm Simmons edhe sot është i gatshëm të raportojë për krejt gjetjet e tij për keqpërdorime të misionit./rtk
- Advertisement -