19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Automjetet e guvernatorëve osmanë të mbrojtura në Bagdad

Më të lexuarat

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, gjenden automjete të vjetra të përdorura nga guvernatorët e fundit osmanë, të cilët janë nën mbrojtje të bashkisë së qytetit”

 

HAYDAR HADİ

BAGDAD (AA) – Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, ruhen automjete me vlerë historike, të përdorura edhe nga guvernatorët e fundit osmanë.

Automobilët historik që përfaqin të kaluarën e qytetit i cili dikur gjendej nën qeverisjen osmane, ruhen në parkingun e Bashkisë së Bagdadit.

Krahas automjeteve të përodrura zyrtarisht nga guvernatorët osmanë mes viteve 1904 dhe 1917, nën mbrojtje gjenden edhe automjete të zyrtarëve shtetërorë të periudhës mbretërore në vend dhe periudhës së parë republikane.

Një pjesë e këtyre automjeteve që dikur përshkonin rrugët e Bagdadit kanë nevojë për kujdes serioz. Vendi ku gjenden automjete të cilëve u ka munguar përkujdesje për shkaqe të sigurisë dhe mosinteresimit të krerëve që erdhën pas vitit 2003, nuk është i hapur për publikun.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), përgjegjësi për veprat historike pranë Bashkisë së Bagdadit, Adil Ardavi, tha se një pjesë e gjithsej 26 automjeteve i përkasin periudhës osmane.

Ai tha se automjetet e periudhës mes viteve 1904 dhe 1917 janë përdorur në kohën e guvernatorëve të Bagdadit, Ebubekir Hazim dhe Sulejman Nazif Pasha.

“Këto automjete që na kanë mbetur si trashëgimi nga ajo periudhë mund të bëhen të përdorshme pasi të bëhen riparimet e nevojshme. Këto automjete ishin nga automjetet e rralla të asaj kohe”, tha Ardavi.

Sipas tij, rrethanat e krijuara pas vitit 2003 kanë bërë që automjetet në fjalë thuajse të fshihen nga publiku dhe të mos shfaqen. Ardavi shtoi se Bashkia e Bagdadit ka projekt për shfaqjen e këtyre automjeteve në muze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit