Asnjë nga umetet(popujte) e mëparshme nuk është cilësuar se është komb i mesëm. Sepse kjo cilësi përshatet dhe përkon me bamirësinë e këtij kombi, i cili erdhi në Kuran si cilësi tjetër që përshkruan kombin musliman në Fjalën e Allahut: “Ju (besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës së vërtetë të rrugës së Muhamedit –salallahu alejhi ue selem-) jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit: ju urdhëroni të njohurën (Islamin dhe gjithë çfarë përmban ai) dhe ndaloni mosbesimin (mohimin, besimin në shumë perëndi e të tjerë dhe gjithë çfarë ndalon Islami) dhe vërtet ju besoni në Allahun” [Ali Imran:110]
1- Urdhëron në mirën dhe ndalon nga e keqja dhe beson në Allahun, ashtu si në ajetin e sipërmendur.
2- Umetit musliman më së shumti u bënë dobi njerëzve, ashtu siç e shpjegon Ebu Hurejra (radiallahu anhu) ajetin “Ju (besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës së vërtetë të rrugës së Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit…”: “Ju jeni prej njerëzve më të dobishëm për njerëzit, vini me njerëz, në qafat e të cilëve janë zingjirë, derisa të pranojnë Islamin”
3- Umeti musliman më së shumti ia janë përgjigjur Profetëve.Thotë Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Unë jam i pari ndërmjetësues në xhenet. Nuk është pasuar dhe besuar profet prej profetëve ashtu siç jam pasuar dhe besuar unë. Dhe me të vërtetë ka prej profetëve,profet që nuk e pason atë vetëm se një njeri” [Transmeton Muslim]
4- Umeti musliman nuk bashkohet në humbje.
5- Libri i zbritur për umetin musliman është më i miri libër nga librat e zbritur. Dhe profeti i umetit musliman është më i miri profet. Umeti musliman Ditën e gjykimit i kalon umetett e tjera , ashtu siç ka ardhur në hadith nga Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Ne(umeti musliman) jemi të fundit , të parët në Ditën e Gjykimit” [Transmeton Buhariu, Muslimi]
6- Të qënurit e umetit musliman shumica e banorëve të xhenetit, ashtu siç ka thënë Profeti –salallahu alejhi ue selem-: “Unë shpresoj që të jeni gjysma e banorëve të xhenetit” [TransmetonMuslim]
Dhe me këtë përshtatet kuptimi i qëndrimit të mesëm me Fjalën e Allahut të Lartësuar: “Kështu pra, Ne ju kemi bërë ju (muslimanëve, besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës së vërtetë të rrugës së Muhamedit –salallahu alejhi ue selem-) komb(umet) të drejtë (dhe më të mirin)“ [El-Bekare:143] Dhe përshtatte me kuptimin e bamirësisë së kombit musliman me Fjalën e Allahut: “Ju (besimtarë të vërtetë të Islamit dhe ndjekës së vërtetë të rrugës së Muhamedit –salallahu alejhi ue selem-) jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohëve të njerëzimit” [Ali Imran:110]
Përktheu: Adelina Allkoçi