2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Macron hedh në gjyq personin që e krahasoi me Hitlerin

Më të lexuarat

Presidenti francez Emanuel Macron ka hedhur në gjyq pronarin e një tabele reklame që e krahasonte me Adolf Hitler, gjatë një proteste kundër certifikatës së gjelbër dhe kufizimeve anti-Covid.

Michel Flori, pronar i rreth 400 tabelave të tilla, komentoi këtë veprim të kreut  të shtetit me një mesazh në Twitter: Sapo mora vesh se do të merrem në pyetje pasi presidenti i republikës më ka denoncuar. Në botën e Macron mund të tallesh me profetin – dhe quhet satirë, por kur e shfaq një president si një diktator quhet blasfemi.

Posteri në fjalë e paraqiste Macron me një uniformë si lider nazist dhe me mustaqe, shoqëruar me mesazhin: Bindu dhe vaksinohu! Posteri u shfaq gjatë ditëve të protestave, në dy tabela reklamash katër metra të gjatë në një rrugë në hyrje të Tulo. Të martën prokuroria e qytetit nisi hetimet për akuzën e ofendimit publik.

Ligji që cilësonte krim fyerjen e presidentit të republikës, është shfuqizuar në vitin 2013, pas një vendimi të gjykatës europiane për të drejtat e njeriut, i cili dënoi Francën. Por aktualisht kreu i shtetit është i mbrojtur nga ofendimi dhe shpifja publike si çdo qytetar tjetër, dhe pse procedurat gjyqësore, të cilësuara ndonjëherë si sulm ndaj lirisë së shprehjes, janë të rralla.

Për të akuzuarin, posterat duhet të ngjallin diskutime, dhe nuk është hera e parë që tabelat e tij të reklamave-  të cilat i përdor rregullisht për të komentuar çështje politike apo sociale, shkaktojnë debate apo probleme ligjore.

Ministri francez për çështjet europiane u shpreh se do të donte të kishte shumë diktatura si Franca në botë./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit