7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Vaksinohuni, jemi larg fundit të pandemisë

Më të lexuarat

Varianti Delta i koronavirusit ka shënuar rritje të rasteve të reja gjatë ditëve të fundit.

Nga të dhënat e fundit nga Departamenti i Shëndetësisë, bëhet me dije se ky variant po përhapet me shpejtësi.

Ministri i Shëndetësisë Vitia theksoi se pandemia është larg fundit të saj dhe se të dhënat tregojnë për një rritje të rasteve pozitive.

“Jemi këtu për të ndarë shqetësimin për rrezikun e përhapjes së koronavirusit për shkak të mutacionit Delta. Jemi ende shumë larg përfundimit të pandemisë dhe duhet të kuptojmë që vaksinimi është arma e vetme kundër këtij virusi”, ka thënë Vitia.

Më tej ai shtoi se marrja e dy dozave të vaksinës do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Gjithashtu Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në një konferencë për mediat bëri me dije se 80-90% e rasteve janë nga varianti Delta.

“Të dhënat e fundit nga Departamenti i Mikrobiologjisë na tregojnë se 80 deri në 90 % e rezultateve të fundit të rasteve me Covid janë nga varianti Delta”, ka thënë Jakupi.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen dhe se kryesisht çdo person mbi 50-vjeç duhet të paktën të ketë marrë nja dozë të vaksinës kundër Covid.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit