Historia e maces që ishte mbi varrin e tij për disa ditë pas vdekjes së myftiut Muamer Zukorliq është shpërndarë në mediat rajonale.
Ish-kryetari dhe kryemyftiu i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar.
Zukorliq ishte edhe politikan dhe përfaqësues i komunitetit boshnjak në sanxhak të Serbisë.
Dhe ndërkohë miqtë dhe admiruesit e tij anembanë rajonit dhe mijëra njerëz shpërndanë në rrjetet sociale foto dhe video të maces së tij. Kjo e fundit nuk dëshironte t’i ndahej varrit të pronarit të saj, raporton N1 në edicionin e Sarajevës.
Sipas rrëfimeve të më të afërmve të tij, myftiu Zukorliq ishte një dashamirës i madh i kafshëve.
/aktuale/