LUTJA ËSHTË ARMA E BESIMTARIT!
Mjafton të dijmë se shkatërrimi i parë masiv ka ndodhur për shkak të ndikimit të duasë-lutjes.
“Dhe Nuhu tha: “Zoti im, mos le ne tokë mosbesimtarë!” (Nuh, ajeti 26.)
“Ruaju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, sepse mes saj dhe Allahut nuk ka pengesë.“
Buhariu dhe Muslimi.
Thotë Jezid bin Hatim el Muhel-lebi (v.170h):
Për Zotin, nuk i jam frikësuar dickaje më shumë sikurse jam frikësuar për një person që i kam bërë padrejtësi, duke e ditur që nuk ka kush ta ndihmoje atë veç Allahut, dhe më thotë:
Mes meje e teje është Allahu!
Hoxhë Irfan Salihu