13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Lufta kundër shamisë: kur niste në rrugën “Juri Jaksiç”, me aleancën shqiptaro-serbe

Më të lexuarat

Beteja kundër shamisë që po shfaqet me një islamofobi të tërbuar në Kosovë, i ka rrënjët atëbotë kur drejtuesit komunistë të Kosovës, në vëllëzari me Beogradin, pranuar që Kosova të quhet Kosmet(Kosovë/Metohi). Metohi në greqisht: pronat që i takojnë Kishës). Dhe kjo nis me numrin e parë të Rilindjes, në rrugën “Juro Jaksiç” në Prizren. Pra e gjitha në një shtrat serb.

Në këtë numër nis dhe lufta me shaminë, që naivisht, shkrimtari Jusuf Buxhovi në vend që ta fshehë e bën publike dhe krenohet me të.

Dhe ndërsa sajojnë një tezë kinse se identiteti fetar mund t’i shërbejë interesave të Serbisë, pra, duke e luftuar një normë fetare në emër të një patriotizmi banal dhe pa logjikë, harrojnë apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë se janë në një llogore me serbët.

Lexoni se ç’thuhet në numrin e parë të Rilindjes për të kuptuar se të gjithë islamofobët sot në Kosovë kanë të përbashkët atë shtrat ideologjik që i bashkoi me serbët dikur.

Pra tejet kuptimplote: lufta kundër shamisë nis në rrugën “Juro Jaksiç”, ahere kur Kosova quhej Kosmet – Kosovë e Metohi, siç e përdor dhe sot këtë përcaktor nacionalo-fetar politika e Beogradit. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit