5.6 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Cilat janë cilësitë e Rukjexhive të vërtetë,
që kurojnë me Kur’an dhe sunnet?!

Më të lexuarat

Cilat janë cilësitë e Rukjexhive të vërtetë,
që kurojnë me Kur’an dhe sunnet.

Kujdes!!!

Kujdes mos u bë viktimë dhe gjahu i mashtruesëve dhe dexhallëve .

Rukjegjiu i vërtetë sipas sheriatit, nuk pyetë patjeter për emrin tënd, e as për emrin e nënës tënde ,e as nuk kërkon fotografinë tënde , e as datëlindjen tënde , e as ndonjë nga gjësendet tua që perdorë.

Rukjegjiu i vërtetë nuk e di se kush të ka bërë sihër, qoftë edhe nëse e deklaron xhini, nuk i beson atij se është gënjeshtarë.

Rukjegjiu i vërtetë nuk thotë se posedoj energji dhe shpirtë sherues.

Rukjegjiu i vërtetë nuk të jep hajmali , apo ngjashëm me të, që të të “mbrojë” qoftë se edhe në të ka të shkruar ajete të Kur’anit.
.
Rukjegjiu i vërtetë nuk pretendon se i bashkon të shkurorëzuarit , e as që e sjellë fatin në dashuri.

Rukjegjiu i vërtetë sipas sheriatit nuk të jep gjë për të ngrënë, a po për ta varrosur ndër dhe,apo që ta bartin me vete gratë.

Rukjegjiu i vërtetë nuk të njeh ty dhe privatësinë tënde , e as problemet tua , deri sa ti ta njoftosh për to.

Rukjegjiu i vërtetë nuk gabon në leximin e Kur’anit, porse ai lexon me rregulla të leximit dhe e përsosë atë.

Rukjegjiu i vërtetë nuk kërkon nga ti ndonjë fotografi të pjesëve të trupit tënd.

Rukjegjiu i vërtetë nuk veçohet me ndonjë femër gjatë rukjes, dhe nuk e mjekon ndonjë femër vetëm se në prezencën e familjarëve të saj.

Rukjegjiu i vërtetë nuk ka njohuri për raportet në mes dy bashkëshortëve duke pyetur vetëm për emrat e tyre, pa pyetur më shumë.

Rukjegjiu i vërtetë sipas sheriatit nuk ndihmohet me ndonjë xhin gjatë rukjes,qoftë ai xhin musliman apo jomusliman, e as nuk i shërben atij ndonjë prej xhinëve .

Rukjegjiu i vërtetë sipas sheriatit nuk kërkon nga ti për të varur tespih, unaza apo ndonjë zinxhirë në trup.

Rukjegjiu i vërtetë nuk kërkon nga ti që të therësh ndonjë kafshë që të afrohesh përmes saj tek xhinët dhe shejtanët .

Rukjegjiu i vërtetë nuk e prekë trupin e femrës së huaj gjatë rukjes, dhe nuk kërkon të shkruhet ndonjë shkrim mbi trupin e saj, qoftë edhe me ndonjë pengesë.

Rukjegjiu i vërtetë patjeter duhet të jetë kërkues diturie , njeri që posedon Besim të drejtë dhe të shëndosh, pa e përzier atë me shirk dhe bidate.

Rukjegjiu i vërtetë sipas sheriatit , patjeter duhet të ketë dituri për sëmundjet shpirtërore që japin simtoma të sihrit prekjes nga xhini etj, e që pastaj ti përcaktoj ato , për të arritur deri tek kurimi i atyre sëmundjeve.

Andaj kujdes mos u bë viktimë dhe gjahu i mashtruesëve dhe dexhallëve të cilët i veshin rrobat e Rukjegjive (Hoxhallarëve)dhe Kuruesëve me Kur’an; Por se kërko atë i cili ka fe , i cili vërtetë të kuron me Kur’an dhe sunet, largë bidateve dhe devijimeve, të cilët bëjnë tregëti me dhimbjet dhe vuajtjet e njerëzeve.

E lusim All-llahun ti ruaj gjithë muslimanët nga çdo e keqe dhe nga çdo sëmundje.

Përktheu: Hoxhë Fatmir Zogaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit