-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Lufta e Putinit me “bukën e gojës”, efekti i parë

Më të lexuarat

Uria për grurë”: vendi afrikan shpall “gjendjen e jashtëzakonshme”

Në Çad është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të krizës ushqimore

Kanë kaluar 100 ditë nga lufta që Rusia filloi në Ukrainë dhe pamundësia për të ofruar nga të dyja vendet, të cilat kanë një peshë prej 30 për qind në eksportet botërore të grurit, ka shkaktuar krizë.

Çadi, i cili sipas Kombeve të Bashkuara është vendi i tretë më pak i zhvilluar në botë, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të çekuilibrit në furnizimin me ushqime si rezultat i luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Një dekret i nënshkruar nga Mahamat Idriss Deby Itno, president i Këshillit Ushtarak në pushtet, renditi rrezikun që do të përbënte për një popullsi në rritje nëse nuk ofrohej ndihma humanitare, duke përfshirë ndihmën ushqimore.

Qeveria e Çadit tha se ishte shpallur një gjendje e jashtëzakonshme dhe bëri thirrje për ndihmë nga të gjithë aktorët kombëtarë dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kanë kaluar 100 ditë nga lufta që Rusia filloi në Ukrainë dhe pamundësia për të ofruar sasi drithi nga të dyja vendet, të cilat kanë një peshë prej 30 për qind në eksportet botërore të grurit, ka shkaktuar krizë.

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se “nëse portet në Ukrainë nuk hapen, mund të ketë” uri dhe migrim masiv të detyruar”.

Më shumë se 70 anije dhe mbi 20 milionë tonë drithë presin të eksportohen në portet e Ukrainës.

Por politikisht, duket se kjo do jetë arma më e fuqishme e Putinit pë ta nënshtruar Perëndimin në një betejë ekonomike: buka e gojës! /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit