19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Rusia siguron 6.4 miliardë dollarë të ardhura shtesë nga nafta dhe gazi natyror

Më të lexuarat

Ministria e Financave të Rusisë tha se në qershor presin që të sigurojnë 393 miliardë rubla (rreth 6.4 miliardë dollarë) të ardhura shtesë nga nafta dhe gazi natyror

Ministria e Financave të Rusisë tha se në qershor presin që të sigurojnë 393 miliardë rubla (rreth 6.4 miliardë dollarë) të ardhura shtesë nga nafta dhe gazi natyror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Financave jepet informacion lidhur me të ardhurat shtesë që vendi siguron nga nafta dhe gazi natyror.

Falë çmimeve të larta të energjisë, thuhet se Rusia do të sigurojë të ardhura shtesë prej 393 miliardë rubla (rreth 6.4 miliardë dollarë) të ardhura nga eksportet e naftës dhe gazit natyror në muajin qershor dhe një total prej 656.6 miliardë rubla (rreth 10.7 miliardë dollarë) për muajt maj dhe qershor.

Në deklaratë rikujtohet se ministria këtë vit nuk do të operojë në tregun valutor për shkak të pezullimit të përkohshëm të rregullave buxhetore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit