Riadi i kujton botës dhunën e Izraelit edhe ndaj vendeve të shenjta
Arabia Saudite ka bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të përshkallëzimit midis izraelitëve dhe palestinezëve, pasi Hamasi filloi operacionin e tij më të madh ushtarak kundër Izraelit në vite.
“Mbretëria po ndjek nga afër ngjarjet e paprecedentë midis fraksioneve të shumta palestineze dhe forcave pushtuese izraelite”, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë në një deklaratë të publikuar në X, dikur Tëitter.
Arabia Saudite bëri thirrje për “ndërprerje të menjëhershme të përshkallëzimit midis dy palëve, mbrojtje të civilëve dhe përmbajtje”.
Deklarata thekson gjithashtu se Mbretëria ka “paralajmëruar në mënyrë të përsëritur për pasojat (përkeqësimin) e situatës si rezultat i okupimit, si dhe privimin e popullit palestinez nga të drejtat e tij legjitime dhe (dështimin për të ndaluar) provokimet sistematike në vendet e tyre të shenjta”.
Mbretëria e Arabisë Saudite gjithashtu i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të nisë një proces paqeje që çon në një zgjidhje me dy shtete. /tesheshi.com/