7.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Luçi i BESËS i thotë Kuçit të BDI-së: Ju me kryqin, ne me popullin!

Më të lexuarat

Mbrëmë në Tv Nova është realizuar debati “Studio e Hapur” me temë Forumet rinore të Partive. Mysafir ishin Driton Kuçi nga BDI, Daim Luçi nga Lëvizja BESA, dhe Miranda Fejzullahu nga Uniteti.

Për një çast Kuçi i BDI-së e ka pyetur Daimin nga BESA: Daim ku ishe ti me Forumin Rinor të Lëvizjes BESA në protestat për kryqin? Ndërsa, këtu Luçi i është kundërpërgjigjur Kuçit: “Ne ishim me popullin, kurse ju funksionarët e BDI-së mbetët të vetmuar në këto lojëra teatri që përgatitni me VMRO-në. Ndersa ku ishit ju në protestat e Monstrës, Sopotit dhe tjerave?!”

Tutje Luçi ka thënë se: “Forumi Rinor i Lëvizjes BESA është forcë e re rinore në Lëvizjen BESA e cila fuqishëm po imponohet në opinion me një çasje ndryshe të veprimit.
Të rinjtë në Forumin Rinor të BESËS nuk përfitojnë asgjë, përkundrazi japin shumëçka, parasegjithash kontribut për një shoqëri të denjshme, ku i riu shqiptar do të jetojë ashtu si ëndërron, pra të mos jetë qytetar i dorës së dytë dhe i nënçmuar.
Deri sot ka munguar guximi i të rinjve, mirëpo aktivitetet e Forumit Rinor të Lëvizjes BESA sigurisht edhe ju jeni dëshmitar, kanë qenë të para të llojit të tyre qe nuk jane pare me pare ne skenen politike ne Maqedoni, ku përmes ironisë dhe sarkazmës kemi demaskuar çdo veprim, dhe si të tilla sëbashku me disa aksione rinore kanë gjetur regime positive dhe inkurajim edhe te i riu shqiptar. Me këtë e sensibilizojmë çdo të ri se ne mundemi, dhe se kjo është vetëm detyrë e jonë
I riu shqiptar sipas BESËS duhet të jetë i arsimuar, edukuar me standarde cilësore, i cili do garojë në projekte të ndryshme ndërkombëtare, e jot ë jetoj në kushte mizore, ku gjatë dimrit ballafaqohen me mungesë të nxemjes qëndrore ku në vijë ajrore jo më pak se 500 metre të rinjtë maqedonas mësojnë ne kushte bashkëkohore.
Unë jam kyqur vullnetarish në politikë. Është e vërtetë se vijë nga një lëvizjes studentore ku isha edhe bartës në kontribut të përbashkët me kolegët tjerë. Të tjerët nuk ikam marrë me veti, por vazhdimisht jam në përkrahje të tyre, moment që më bën edhe më tepër të forte në këtë rrugëtim.
Forumi Rinor i Lëvizjes BESA synon të ndërtojë standarde të mirëfillta ku i riu shqiptar do jetë bartës dhe përcaktues i fatit të vet. Lëvizja BESA këtë u ofron të rinjve, të cilët të rinjtë nuk i quan militant që duhet aktivizuar vetëm gjatë fushatave zgjedhore që deri sot kanë qenë sinonim të fushbetejave të luftës. I riu shqiptar tani me BESËN fushatën zgjedhore do e shoh si arenë ku do fitojnë idetë, do ketë konkurrecë të ofertave.
Deri sot, kjo mund të quhet gjithçka por jo dhe POLITIKË, dhe Forumi Rinor i Lëvizjes BESA do e promovon këtë me të vetmin qëllim që të largohet më nga shqiptarët e keqja e quajtur BDI.
Jemi mësuar me lojën e BDI-së, prandaj edhe mbetët të vetëm në protestat për kryqin, ku ishit ju në protestat e Monstrës, Sopotit, Brodecit. Sigurisht se e keni shumë vështirë të mbroni të keqen dhe jeni shumë në pozitë të pavolitshme.”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit