Nga Kreshnik Osmani
Pak muaj përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, Kryeministri më dërgoi lajm se me priste në zyrë. Atë ditë kishte mbledhje të grupit parlamentar socialist dhe situata në paradhomat e zyrë s së tij në Selinë Rozë ishte shumë e tensionuar. Dukej qartë se po ndaheshin detyrat për fushatën elektorale.
Kreu i selisë rozë ka autoritet absolut tek socialistët dhe as miza nuk pipë tin nëpër korridore kur marrin vesh se ai (i madhi fare, sic i thonë ata) gjëndet në zyrë, apo diku aty rrotull. Madje edhe ata që ngjiten nëpër shkallë, apo zbresin, ecin mbi maja të gishtërinjve që të mos bëjnë zhurmë, kur e marrin vesh që ai është në zyrë. Të gjithë ata që punojnë me të i mbërthen një gjendje e “Pannic Attack-ut” -goditje e panikut, që shoqërohet zakonisht me djersë të ftohta, zbehje të ngjyrës së fytyrës, huti e përkohshme, aritmi, rritje e pulsit të zemrës kur ndjejnë hijen e tij aty rrotull.
Pasi kaluan disa minuta nga orari i përcaktuar për takimin, sekretarja dhe deputeti më thanë të prisja edhe pak, sipas kërkesë ssë kryeministrit. Natyrisht qe prita 20 minuta dhe e mirekuptova ngarkesë n e tij. Pasi pë rcolli tek dera shokun Gramoz dhe disa shokë dhe shoqe të tjera, më ftoi të hynim në zyrën e tij. Edhe pse ishte shumë i lodhur dhe në gjëndje gripale, nguli këmbë që takimi të mos shtyhej. Sic e kam thënë edhe më parë edhe nëse e duam edhe në se nuk e duam. Edhe nëse e pëlqejmë edhe nëse nuk e pëlqejmë, duhet që t’ia njohim atij një gjë. Ai është lojtar i fortë, kur bë het fjalë për fasadën, për estetikën, për simbolikat, për ngjyrat dhe pjesën artistike të qeverisjes.
Ai luan fort me këto elementë, si një përpjekje për të hipnotizuar masat përpara se të përcjellë mesazhin e tij apo përpara se t’i shpartallojë në harresë, ne mjerim e varfëri.
E keni lexuar titullin e librit të tij Kurban?!
Tek titulli i atij libri ju mund të kuptoni shumë prej psikologjisë së shkruesit të librit. Ai i sheh njerëzit si kurbane dhe i trajton ata tek shtresat e nëndijes dhe të nënpsikologjisë së tij si kurbane. Për këtë arsye, përpiqet që t’i qetësojë ata përpara se t’i shtrijë në tokë. A e keni parë si bëjnë besimtarët me bagëtitë në ditë n e Kurban Bajramit?! E mprehin mirë thikën, e shtrijnë bagë tinë , e qetësojnë atë , e fshehin thikën që të mos trembet bagëtia dhe më pas i këndojnë disa fjalë të shenjta nga Zbulesa Hyjnore, përpara se ta therin. Kjo është menyra më e mirë me të cilën mund të theret bagëtia sipas udhëzimeve hyjnore. Por, kjo në fakt, vlen vetëm për kafshët, jo për njerëzit.
Rama ndjek të njejtën strategji me popullin e tij dhe me të gjithë njerëzit me të cilët ka të bëjë. Desha të them që arma e tij e fortë e simbolikave e ndihmon atë herë për të therur delet e tij e herë për t’u ngritur tek sytë e tyre. Ai di të bë het objekt bisede, duke shpikur e sajuar me tyrlilloj marifetesh, ngjarje, histori, anekdoda, batuta nga më të habitshmet dhe e ka kuptuar në thelb se dy milion e gjysëm delet që qeveris, nuk kanë nevojë për më shumë se kaq.
Hymë në zyrë dhe në anë të skrivanisë së tij të mbushur me një pafundë si bojë rash e lapsash tek të cilat ai kërkon dhe gjen qetësinë e tij, gjëndej një pirg me libra të vendosur mbi njëri-tjetrin, për titujt e të cilëve nuk u bë ra shumë kureshtar. Për të tërhequr vemendjen time e vendosi dorën e tij tek libri që gjë ndej në majë të pirgut duke më bë rë me shenjë se ai ishte Libri i Allahut, Kurani Famëlartë . Pavarësisht se ne nuk kishim folur kurrë më parë për fenë, ai u përpoq të me tregojë se ka informacion të bollshëm që unë jam një dashmirës i Kuranit dhe një musliman, sipas tij i mirë. Mesazhi ishte i qartë dhe unë e mora me dashamirë si, ashtu sic ma nisi. Dialogu ynë shoqërohej me lumturinë e parrëfyer të piktuaruar tek mimikat e deputetit të pranishëm në takim, i cili po kuptonte se i gjithë takimi ynë ishte një lojë interesante fjalsh, sipas tij mahnistëse, me shumë pak fjalë por me shumë më tepër simbolika, mimika, kuptime të mbështjella prej nënkuptimeve herë të lexueshme dhe herë të mistershme.
Desha të them me gjithë këtë se kryeministri Rama është në gjëndje të paraqitet herë si islamist, herë si katolik, herë si ortodoks, herë si bektashi, herë si ateist, herë si Erdoganist, herë si Merkelist, herë si hoxhe, herë si prift, herë si Euroatlantist e herë si Haxhiqamilist, herë si Skenderbe, herë si atlet i Islamit, herë si atlet i Krishtërimit e herë si atlet i politikës teksa shkon në samite të rëndë sishme me atlete dhe me kostum. Herë shemb kisha Ortodokse qe i quan garazhde të shëmtuara, herë mbyll xhami që kërcënojnë sigurinë e oficerëve të NATO-s e herë të tjera u tregon njerëzve që e bezdisin testikujt e Skenderbeut.
Dje marr vesh se paska mbyllur xhaminë Et’hem Bej për arsye se ajo ë shtë e pranishme në perimetrin e sigurisë, pranë hotelit luksoz aty pranë, në të cilin zhvillohet konferenca e rëndë sishme e Natos.
A e kë rcënojnë vërtetë sigurinë e Samitit të NATO-s, disa pleq të ëmbë l besimtarë që falen zakonisht tek xhamia e qendrës së Tiranës?! Por edhe te rinj qofshin?! A e kërcënon sigurinë e Samitit xhamia ku më shumë ka turistë sesa besimtarë që falen?! A ka frikë NATO-ja prej muslimanëve shqiptarë?! A kanë frikë amerikanët për sigurinë e tyre në Shqipëri?!
Jo, aspak. E gjithë loja ë shtë që ky, atletja e Shqipërisë , të duket si atlet i NATOS, ose loje e ndonjë atleti tjetër idiot tek strukturat e Policisë së Shtetit, i cili e dëmton Shqipërinë dhe imazhin e saj me të tilla lë vizje idioteske për të fituar ndonjë pikë politike tek kryeatletja e Shqipërisë .
Në rastin më të keq, kryeministri shqiptar po bën një lojë të rrezikshme dhe në rastin më të mirë këto lëvizje janë një naivitet dhe amatorizëm i niveleve të larta.
NATO-ja në Shqipëri ë shtë më e sigurtë se kurrë . Është më e sigurtë se kudo tjetër në botë. Amerikanët janë më të sigurtë në Shqipëri se në Amerikë dhe gjeneralët e NATO-s gjithashtu. Ku po përpiqet ta shesë ky delirin e tij të madhështisë, unë ende nuk e kam të qartë. Përse po përpiqet të ndërtojë skena me Skenderbe, me heronj, me vite jubilarë , me armiq e me terroristë të cilët cënojnë sigurinë e Aleatëve gjeopolitikë të Et’hem Beut?! A nuk i kanë thënë këtij se vizita e parë e Xheims Beikerit në Tiranë ishte xhamia Et’hem Beu?! A nuk i kanë thënë këtij se muslimanët shqiptarë janë garancia Euroatlantiste e vendit?! Apo ka ndonjë hall e qëllim tjetër?!
Unë kam qenë në Xhaminë Et’hem Beu kur kemi pritur ambasadorin Amerikan Xhejms Xhefri në vitin 2003 në xhami. Hyri në xhaminë Et’hem Beu, hoqi kë pucët dhe bashkëshortja e tij vuri në kokë një shami në respekt të shenjtë risë së xhamisë dhe të dy bashkë u bënin ftesë gazetarëve dhe kameramanëve shqiptarë që të hiqnin këpucet dhe të mos shkelnin në tapet sepse duhej më shumë respekt për këtë vend të shenjtë .
Dikur unë kisha organizuar një simpozium në Durrës dhe trajtoja një cështje të mprehtë.
“Muslimanët shqiptarë dhe Integrimet Euro Atlantike” ishte titulli i simpoziumit. Ndër të ftuarit e tjerë diplomatë, politikanë e ambasadorë, në rrjeshtin e parë ishte Tom Silinger, një diplomat amerikan që punonte askohe në Shqipëri. Ata nuk neglizhonin asnjë takim të kësaj natyre dhe ishin të interesuar të dëgjojnë ndryshe nga ndonjë përfaqësi tjetër diplomatike e shteteve “islame” që e kanë mendjen për të bërë shopping, per te pire vere dhe për të ngrënë peshk në bregdet dhe as që duan t’ia dinë sa bë het fjalë për ceshtje qe kane emrin islam brenda. Menjëherë pas shpinës së Tomit gjëndej doktoreshë Minja, besmitare e flaktë (rahmet i pastë shqiprti) e cila bente tespih dhe lavderonte Allahun me zë të dëgjueshëm menjëherë pas shpinës së Tomit në rrjeshtin e dytë, pa e vrarë mendjen fare për praninë e diplomatëve të huaj në sallë. Diplomati amerikan buzeqështe dhe kur dolëm jashtë shprehu përshtypjet më të mira për takimin duke u shprehur se në Shqipëri, ndjehej i lumtur, i qetë dhe i sigurtë si në shtëpinë e tij ose me shume. Ai nuk kishte frikë nga doktoreshë Minja, as nga asnjë musliman tjetër të pranishëm me shumicë në atë sallë . Ata nuk kanë frikë nga euroatlantisti Et’hem Beu dhe nga askush tjetër në Shqipëri sepse nuk ekziston këtu një frymë e tillë armiqësore. Nesë dikush ka dëshirë dhe investon fuqismisht që ta krijojë artificialisht këtë klimë, duhet ta dijë mirë, se ky plan nuk kalon në asnjë më nyrë, edhe nëse investitori i planit në më nyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte ë shtë vetë Edi Rama nw pwrpjekje pwr te krijuar kultin e Skenderbeut te ri i cili mbron NATO-n prej musliamaneve.
Muslimanët shqiptarë i kanë të qarta zgjedhjet e tyre dhe e kanë të qartë agjëndën e tyre gjeopolitike dhe të gjitha perpjekjet për të krijuar klimë urrejtje mes tyre dhe NATO-s, nëpërmjet metodave meskine, janë të destinuara të dë shtojnë. Askush nuk mund të eksperimentojë me muslimanët shqiptarë dhe të gjithë ata të cilët do të përpiqen të testojnë këtë nerv të tyre do të zhgënjehen thellësisht. Të përdorësh NATO-n dhe sigurinë fizike të partnerëve strategjijkë të shqiptarëve si alibi për të mbyllur xhamitë duke nxitur kesisoj urrejtjen e muslimanëve shqiptarë ndaj NATO-s ë shtë e turpshme, e papranushme dhe idiote, aq më tepër nëse në të gjithë kë të ka gisht vetë kryeministri shqiptar. Në qoftë se NATO-ja ka ndryshim agjende, në raport me muslimanët shqiptarë dhe ata të Ballkanit në përgjigthësi, gjë që sipas meje bie në kundërshtim me interesat e tyre strategjike ne rajon, ata kanë një mijë mënyra për ta treguar këtë në mënyrë të hapur, të prerë dhe të qartë. Deri në një moment të dytë, që nuk besoj se ka për të ardhur shpejt, euroatlantisti Et’hem Bej, do të vazhdojë të që ndrojë krenar aty mu në mes të Tiranës, i hapur dhe i vendosur për të mbrojtur Shqipërinë dhe vecanerisht muslimanët shqiptarë prej cdo atleti dhe atleteje të grisur që tenton tinëzisht dhe vendos në provë zjarri identitetin e tyre politik, kulturor, kombetar, fetar dhe strategjik. Kjo eshte nje aventure qe duhet ndalur menjehere.