3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Llojet e burrave

Më të lexuarat

1- Burrë shembullor

Ky burrë i ngjanë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], i cili ka qenë i butë me gratë e tija dhe ka thënë:

[ استوصوا بالنساء خيرًا ، فإن المرأة خُلقت من ضِلعٍ ، وإن أعوج ما في الضلع أعلاه : فإن ذهبت تقيمه كسرته ، وإن تركته لم يزل أعوج فاستوصوا بالنساء ]

“Ju porosis që të silleni me gratë mirë. Sepse gruaja është krijuar nga brinji, kurse pjesa me e shtrembër në bri është maja: nëse dëshiron ta drejtosh, mundet ta thyesh, e nëse e le të tillë, mbetet e shtrembër. Ju porosis të kujdeseni ndaj grave”.

E mëshironte dobësinë e tyre, i nderonte, sepse në nderimin e tyre fshehet edhe nderimi i vetvetes, duronte dëmet që i përjetonte nga shkaku i tyre, sepse siç ka thënë:

[وإن كره منها خُلقًا رضي منها آخر] ” رواه مسلم

“Nëse ia urren një sjellje, të pëlqen tjetra”. (Muslimi). U jep përparësi etj.

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

[ أكمل المؤمنين إيمانًا أحسنهم خلقًا ، وخياركم خيارك لنسائهم ] “رواه الترمذي”

“Besimtarët me besim më të plotë, janë ata që kanë moral më të mirë. Kurse më të zgjedhurit e juaj janë ata që më së miri sillen me gratë e tyre”. (hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu).

Ky lloj i burrave e di se dunjaja është kënaqësi, kurse kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë, andaj i ndihmon në ibadet. Para se të martohet kërkon të martohet me grua besimtare të vërtetë, e nëse martohet me grua të tillë, sillet me te ashtu siç meriton. Mirëpo kjo nuk e ndalon nga këshillimi dhe udhëzimi, nga urdhërimi dhe ndalimi, nga mësimi dhe edukimi. I ngjanë në tërë këtë sjelljes së Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Është pronar i epërsisë, të cilën e ka fituar me seriozitet duke u mbështetur në sheriat. Është njeri me xhelozi të lavdëruar, e cila e largon sprovën nga shtëpia e vet duke mos e lënë pas dore këtë punë dhe duke mos pasur mendim të keq për askënd.

2- Burrë i realët

Burrë i cili ia jep hakun gruas së vet dhe kërkon hakun e vet. Edhe ky lloj i burrave nuk akuzohet, mirëpo lloji i parë është më i mirë dhe më fisnik.

عن معاوية ابن حيده رضي الله عنه قال : قلت يا رسول الله : ما حق زوجة احدانا عليه ؟ قال : أن تطعمها إذا طعمت ، وتكسوها إذا اكتسيت ولا تضرب الوجه ولا تقبح ولا تهجر إلا في البيت .

Muavije ibn Hajda [radijall-llahu anhu] thotë: i thashë Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: Cilat janë detyrat tona ndaj grave tona? Tha: “Ta ushqesh kur edhe ti ha, ta veshësh kur edhe ti vishesh, mos ti biesh në fytyrë, mos ta ofendosh dhe mos të largohesh nga shtëpia”.

Nëse vjen puna, mundet ta rrahësh, mirëpo sipas përkufizimeve të sheriatit dhe mos ta rrahësh në fytyrë.

Ijas ibn Abdull-llah ibn Ebi Dhijabi thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:

)) لا تضربون إماء الله )) فجاء عمر رضي الله عنه إلى رسول الله صلى الله عليه وسلم ، فقال : ذئرنَ النساءُ على أزواجهن ، فرخص في ضربهن ، فأطاف بآل رسول الله صلى الله عليه وسلم نساء كثير يشكون أزواجهن فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم : ولقد أطاف بآل بيت محمدٍ نساءٌ يشكون أزواجهن ليس أولئك بخياركم ((، رواه أبو داود باسناد صحيح

“Mos i rrihni robëreshat e Allahu”. Erdhi Omeri [radijall-llahu anhu] te Pejgamberi [alejhis-selam] dhe i tha: gratë u trimëruan mbi burrat e tyre, atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] lejoi rrahjen e tyre. Erdhën shumë gra që të ankohen te gratë e Pejgamberit [alejhis-selam], atëherë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Kanë ardhur shumë gra duke u ankuar për burrat e tyre te gratë e mija, le ta dinë ata burra se nuk janë më të mirët”. (hadithi sahih, transmeton Ebu Davudi).

3- Burrë që dyshon shumë

Nuk kemi për qëllim burrin i cili posedon xhelozi të lavdëruar dhe të kontrolluar me sheriat, mirëpo kemi për qëllim atë burrë i cili dyshon pa nevojë dhe pa shkak dhe ia ngushton jetën gruas, kështu tensionohet atmosfera në shtëpi pa nevojë. E qortojmë atë burrë, i cili është vetjak dhe kërkon nga gruaja e tij që vetëm për te të kujdeset, është xheloz edhe ndaj fëmijëve. Kur të hyjë në shtëpi të gjithë duhet të heshtin dhe mbarë shikimet duhet drejtuar drejt tij. Ky burrë përcjellë gjërat intime të gruas, ka mendim të keq për te, e spiunon. Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka ndaluar përcjelljen e gjërave intime të gruas ose befasimi i sajë gjatë kthimit nga rruga. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur u kthye në Medine nga një udhëtim tha: “

))لا تطرقوا النساء ليلاً ((.

“Mos u hyni (shtëpive) grave natën”. Në transmetimin tjetër qëndron: “derisa të largon gjërat e panevojshme dhe të krihet”. Dy njerëz e kundërshtuan këtë urdhër dhe gjetën në shtëpi gjëra të cilat nuk i kënaqën. (Buhariu).

Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka dalluar xhelozinë duke thënë:

(( إن من الغيرة غيرةً يبغضها الله عز وجل وهي غيرة الرجل على أهله من غير ريبة)) “رواه مسلم” .

“Një lloj xhelozie e urren All-llahu, [subhanehu ve teala], e ajo është xhelozia e burrit ndaj gruas pa shkak të dyshimit”. (Muslimi).

Xhelozi e lavdëruar është kur të dyshon me arsye, kur nuk pajtohet burri me veshmbathjen e gruas, etj, gjëra me të cilat e mbron shtëpinë nga mëkatet të cilat i sjellin mediat e ndryshme.

4- Burrë dejuz (pa turp)

Ky njeri i cili nuk xhelozon aspak, i cili nuk posedon as xhelozi të lavdëruar e as të urryer. Nuk interesohet se kush hy në shtëpinë e tij, nuk interesohet se me kënd shoqërohet gruaja e tij. Lejon që në shtëpinë e tij të hyjnë burra të huaj, kur nuk është i pranishëm ai. Lejon që gruaja e tij të shfaqë atë që ia ka ndaluar All-llahu që ta shfaq, duke dalë nga shtëpia lakuriq ose e parfymosur.

Ky lloj burri, i cili pajtohet që të ndodhin marrëzira me gruan e tij, nuk e sheh xhennetin e as që do ta nuhas erën e tij. Ky është tradhtar i amanetit të cilin ia ka dhënë All-llahu, pasi që burri është bari në shtëpinë e vet dhe do të jap llogari për tufën e tij. Andaj festimet dhe kremtimet e përziera mes burrave dhe grave, ku vetmohet një grua me burra të huaj, krejt kjo është e ndaluar dhe e meriton këtë dënim.

5- Burri i pakujdesshëm

Ky lloj i burrave është përhapur me të madhe ditëve të fundit. Nuk kujdeset për tufën e vet, nuk kujdeset as për gruan e as për fëmijët e vet, duke u angazhuar ose me epshet e veta ose duke menduar se është i zënë me punë, që i sjellin të mira të gjithëve. Ai mendon se pasi që u ka siguruar vendbanim të gjerë, mjet transporti komod, ushqim të mirë, se me këtë i ka kryer detyrat që i ka ndaj familjes. Pa dyshim se këto të mira shkaktojnë lumturi, mirëpo shkaku kryesor i jetës së lumtur familjare është kujdesi psikik i burrit ndaj gruas dhe fëmijëve të vet. Çfarë fitojnë nga këto të mira, nëse fëmijët ndiejnë boshllëk emocional dhe mosudhëzim nga prindërit. Çka i bën dobi ajo shtëpi e madhe dhe e bukur, nëse gruaja ndihet e vetmuar, rrallë herë e sheh burrin e sajë, kurse All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë:

(قوا أنفسكم وأهليكم نارًا وقودها الناس والحجارة )

“O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara”. (Tahrim: 6).

Kurse Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:

[ كلكم راعٍ وكلكم مسؤول عن رعيته] .

“Të gjithë jeni bari dhe të gjithë do të jepni llogari për tufën tuaj”.

Andaj, çfarë kujdesi i jep familjes së vet ky lloji i burrave, çfarë mburoje nga zjarri u jep ky njeri i cili rrallë takohet dhe rri me to.

Jasir Abdut-Tevvab

Shqipëroi: Bekir Halimi/islam.mk/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit