Del nga burgu djali i liderit të rrëzuar të Libisë, Muammer Kaddafi, Seyfulislam, i cili mbahej i burgosur që nga nëntori i vitit 2011.
Del nga burgu djali i liderit të rrëzuar të Libisë, Muammer Kaddafi, Seyfulislam, i cili mbahej i burgosur që nga nëntori i vitit 2011.
Në deklaratën e bërë në median sociale të Brigadës “Ebu Bekir es-Sëddëk” bëhet e ditur se Seyfulislam ditën e premte është lënë i lirë në bazë të dokumenteve të vjetra të marra në dorëzim nga ish Ministri i Drejtësisë, El-Mebruk Karira, që merrte pjesë në qeverinë e përkohshme të krijuar nga Kuvendi i Përfaqësuesve dhe amnistia e përgjithshme e shpallur nga ana e Kuvendit të Përfaqësuesve.
Nga ana e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi nuk ka ardhur ende një deklaratë në lidhje me këtë çështje.