21.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Erdoğan: Arabia Saudite t’i prijë zgjidhjes së krizës mes shteteve të Gjirit dhe Katarit

Më të lexuarat

Mendoj se mbreti i Arabisë Saudite, si prijës në mesin e shteteve të Gjirit, duhet t’u prijë hapave që janë të nevojshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Erdoğan

ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, e cilësoi Katarin si shtet ndaj të cilit është dhënë vendim për ekzekutim, duke shprehur bindjen se mbreti Arabisë Saudite Selman duhet t’u prijë hapave të duhura për zgjidhjen e krizës mes shteteve të Gjirit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Bëhet fjalë për një shtet ndaj të cilit thuajse është dhënë vendim për ekzekutim. Mendoj se mbreti i Arabisë Saudite, si prijës në mesin e shteteve të Gjirit, duhet t’u prijë hapave që janë të nevojshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Erdoğan në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) sot në Ankara.

Po ashtu, Erdoğan e konsideroi si hap të gabuar vendimin e rajonit autonom të Irakut Verior për të mbajtur referendum për pavarësi më 25 shtator.

“Hapi lidhur me pavarësinë e Irakut të Veriut përbën kërcënim për integritetin territorial të Irakut dhe është hap i gabuar”, theksoi Erdoğan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit