1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Lidhjet e fshehta të zemrës – Nga Harith Selimi

Më të lexuarat

Në lëndën e biologjisë mësoja se zemra ka dy lidhje të ndryshme venash, njëra lidhje ishte zemër-trup, ndërsa lidhja tjetër ishte zemër-mushkëri, lidhje të cilat ndikojnë në shëndetin e njeriut dhe pa të cilat trupi nuk ka jetë. Ndërsa sot mësoj në lëndën e Tezkijes (Çiltërsi), se zemra ka edhe ca lidhje të tjera, lidhje të cilat janë të dëshmuara me anë të shkencave fetare si dhe shkencës së përvojës.

Lidhje këto që janë shumë të njohura për ne (por pak reflektojmë mbi to), e këto lidhje janë: lidhja zemër-vesh, zemër-sy dhe zemër-gjuhë.

Lidhje të rëndësishme të cilat ndikojnë dukshëm në shëndetin e saj shpirtëror dhe nëse nuk kemi kujdes dhe futen përmes këtyre shqisave ushqim i pashëndetshëm do e pësoj i tërë trupi ashtu siç ka ardhur tek hadithi i njohur i “copës së mishit”.

Prandaj syri fut në zemër lakminë, ndërsa veshi fut në zemër paragjykimin, gjuha e nxjerr në pah atë që e ka zemra, e këto janë vetëm një shembull i vogël nga ajo se çfarë hynë në zemrën tonë e që ne jemi të shkujdesur.

Urtakët thonin: “Nëse dëgjon ndikohesh, e nëse flet ndryshon.”

Dhe jo rastësisht zemra dhe gjuha janë dy muskuj që punojnë pa u ndalë, pasi lidhja mes tyre është lidhje direkte.

Prandaj ashtu siç ajo që hynë në barkun tonë ndikon në trupin tonë, po e njejta ajo që hynë përmes syrit, veshit dhe gjuhës ndikon në shpirtin tonë.

Argumentet janë të shumta, por vetëm pak mjaftojnë për zemra që meditojnë!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit