3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Liderët myslimanë takim urgjent për situatën në Gaza

Më të lexuarat

Organizata për Bashkëpunim Islamik ka zhvilluar një takim urgjent për të diskutuar situatën në Gaza. Organizata, që përbëhet nga 57 vende anëtare, bëri thirrje për dhënien fund të sulmeve ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan, i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të angazhohet për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake të Izraelit kundër Gazës dhe të lejojë dërgimin e ndihmave.

Duke folur nga Ramallahu në Bregun Perëndimor, ministri i Jashtëm i Autoritetit Palestinez, Riad Malki, akuzoi Izraelin si një “shtet aparteid” që po praktikon “krime dhe brutalitet kundër popullit palestinez në Gaza”.

Malki u kërkoi vendeve myslimane të mbështesnin popullin palestinez si dhe të vendosnin sanksione politike dhe ekonomike kundër Izraelit.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, fajësoi Izraelin për dhunën e fundit.

“Vetëm Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e fundit në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, tha Cavusoglu.

Grupi militant islamik Hamas filloi sulmin me raketa në Izrael pas disa javësh tensionesh në Jerusalem mes palestinezëve dhe izraelitëve.

Sulmet pasuan kundërshtimet për një çështje gjyqësore për të dëbuar disa familje palestineze në Jerusalemin Lindor dhe në shenjë hakmarrjeje për përplasjet e policisë izraelite me palestinezët pranë xhamisë Al-Aksa të qytetit, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.

Izraeli në shenjë hakmarrjeje nisi sulme ajrore dhe artilerie në Gaza.

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza është rritur në 174, duke përfshirë 49 fëmijë, sipas palestinezëve. Izraeli ka raportuar 10 të vdekur, përfshirë dy fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit