28 C
Pristina
Wednesday, September 15, 2021

“Ende dëgjojmë njerëz që bërtasin nga poshtë rrënojave”: Rrëfimet e punonjësve të shpëtimit në Gaza, ndërsa bombardimet hynë në ditën e shtatë me radhë

Më të lexuarat

Punëtorët e shpëtimit kërkuan furishëm për të mbijetuarit nën rrënojat të dielën ndërsa bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës të rrethuar hynë në ditën e shtatë me radhë.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, një rrebesh me 150 raketa goditi territorin gjatë natës në atë që një burim i sigurisë palestineze tha se ishte bombardimi “më intensiv” që nga intifada e dytë, ose kryengritja, që filloi më 2000.

Dhe ekipet e urgjencës punuan për të nxjerrë trupat nga grumbujt e gjerë të rrënojave, ndërsa të afërmit vuanin nga tmerri dhe pikëllimi.

Gati gjysma e raketave shënjestruan rrethin e qytetit Gaza të al-Wehda ku shtëpitë e banimit, infrastruktura dhe rrugët u shkatërruan ose dëmtuan pjesërisht.

Ministria e shëndetësisë konfirmoi se 33 njerëz u vranë brenda natës – përfshirë Dr Ayman Abu al-Ouf, shef i mjekësisë së brendshme në spitalin Shifa – pas bombardimeve izraelite në shtëpitë e tyre. Pesë fëmijë u gjetën të gjallë nën rrënoja.

“Ne ende mund të dëgjojmë njerëz që bërtasin nga poshtë rrënojave”, ka thënë Medhat Hamdan, një punonjës i mbrojtjes civile i cili erdhi nga Khan Younis në Gaza City dhe punoi pa ndërprerje për 11 orë për të shpëtuar jetë.

“… më nuk mund të ndihmojmë nëse bëhemi emocionalë kur arrijmë trupat e fëmijëve dhe i heqim ato”, ka thënë Hamdan, duke shtuar se tërhoqi tre fëmijë të vdekur nga rrënojat.

Përkthimi: Ekipi i shpëtimit ende në kërkim të personave të zhdukur në skenën e masakrës që ndodhi në rrugën al-Wehda në Qytetin e Gazës.

“E gjithë lagja jonë – nga Tel Shubeir në kryqëzimin Palmera – u bombardua”, tha Ramzi Eshkuntana, i cili ishte në shtëpi kur tha se 40 sulme ajrore të njëpasnjëshme ranë në zonë në vetëm disa minuta.

“Ne dolëm nga shtëpia dhe pamë shkatërrimin e shumicës së ndërtesave përreth nesh, përfshirë shtëpinë e vëllait tim. Gruaja dhe katër fëmijët e tij u vranë ndërsa po flinin”, citohet të ketë thënë Eshkuntana.

“Gruaja e vëllait tim u tërhoq me krahët rreth fëmijëve të saj”, shtoi ai. “Këto nuk ishin raketa të F-16; këto ishin bomba nga aeroplanët luftarakë F-35”.

Ndërkohë një punëtor shpëtimi dha rrëfimin e tij ndërsa po përpiqej të shpëtonte njerëz nga mbeturinat.

“Kemi dëgjuar britmat e një vajze të re. Dëgjuam gjithashtu zilen e një telefoni celular. Ne ndoqëm zërin dhe për orë të tëra, duke përdorur një buldozer dhe pajisje të tjera të lehta, arritëm tek vajza, e cila është gjallë”, tha ai.

“Gruaja, së bashku me fëmijët e saj – dy djem dhe dy vajza – kanë vdekur. A po qëllonin këta fëmijë me raketa? A nuk mjafton që atyre iu mohua gëzimi i Bajramit? Këta janë fëmijë! Më e moshuara ishte në klasën e katërt”.

E Mirjam Mueller, kreu i ICRC në Gaza tha se ditët e fundit u shënuan nga një rritje “dramatike” e dhunës.

“Ekipet tona rrallë kanë qenë në gjendje të lëvizin. Nevojitet vërtet një de-përshkallëzim në mënyrë që të vlerësojmë situatën humanitare në terren dhe të shpërndajmë ndihmën e nevojshme”, ka vënë në pah Mueller. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit