3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Libia ndalon partitë fetare me ligj

Më të lexuarat

Autoritetet libiane të martën miratuan legjislacionin që rregullon formimin e organizatave politike me c’rast përjashtohen partitë fetare, ato me platforma rajonale dhe fisnore si dhe ndalohet financimi nga jashtë i partive politike.
“Partitë politike dhe shoqatat nuk duhet të ndërtohen mbi bazën e përkatësisë rajonale, fisnore dhe fetare,” tha një anëtar i Këshillit Kombëtar Tranzitor në pushtet për AFP.
“Ata nuk mund të jenë as një zgjatje e një partie politike e themeluar jashtë vendit ose nuk mund të përfitojnë fonde të jashtme nga vende të huaja”, tha Mustafa Landi, një anëtar i komisionit juridik.
Partitë politike duhet të kenë një minimum prej 250 anëtarëve themelues, ndërsa shoqatat kanë nevojë vetëm 100 për 100 anëtar themelues, sipas legjislacionit që u miratua të martën vonë.
Komisioni zgjedhor i Libisë paralajmëroi në prill se legjislacioni mbi formimin e partive politike duhet të miratohet së shpejti në qoftë se zgjedhjet e qershorit të shkojnë përpara siç është planifikuar.
Por edhe pa ligjin, dhjetëra parti janë themeluar në muajt e fundit me qëllim të kontestimit të zgjedhjeve për asamble, e cila duhet të formohet me 19 qershor.
Një asamble e plotë përbëhet prej 120 vendeve të Kuvendit janë të rezervuara për kandidatë të pavarur, dhe 80 vende tjera të mbetura ndahen nga partitë politike.
Organizatat politike të çdo lloji u ndaluan për dekada nën sundimin hekurt të Muamer Kadafit, i cili u rrëzua dhe u vra në kryengritjen popullore të vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit