-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lexoni me kujdes etiketën e produkteve që blini!

Më të lexuarat

Zakoni më i keq i fituar gjatë bërjes së pazarit është mosleximi i përmbajtjes tek etiketa e produktit.

Arsyeja e mosleximit sipas disave është moskuptimi i saj. Ajo për të cilën ju keni nevojë është një listë praktike pazari. Sepse etiketat e lexuara qartë sjellin me vete dhe një jetë të shëndetshme dhe të qetë…

Femrat bëjnë shumë kujdes gjatë blerjeve në market. Disa nga pikat ku tregohet ky kujdes është cilësia e produktit, freskia e tij dhe sigurisht çmimi i arsyeshëm. Informacioni i ri i përfshirë tek përmbajtja e produktit ndryshon dhe kriteret e blerjes: produkti të jetë i pastër, i shëndetshëm dhe natyral…/lëndët kimike, bimore apo shtazore të shtuara tek produktet jo gjithmonë pasqyrohen tek përmbajtja e etiketës.

Prandaj kur blini në market duhet të tregoheni të kujdesshëm që produkti të cilin blini të jetë i pajisur me etiketë, të mos jetë një produkt i një firme të panjohur dhe të mos shitet në vende të hapura. Kjo vlen jo vetëm për ushqimet por edhe detergjentet, parfumet dhe produktet tjera kozmetike…

Biskotat, kek-et e gatshëm, çokollatat:

Këto produkte shoqërohen me ëmbëlsues dhe homogjenizues të cilët parandalojnë krijimin e një shtrese të fortë. Lënda homogjenizuese sorbitan shprehet në etiketë me kodet E493, E494 dhe E495. Në shtete të ndryshme përdorimi i kësaj lënde është ndaluar për shkak të dëmeve që i shkakton trupit të njeriut.

Ëmbëlsuesti Aspartam (E951) , K (E 950) dhe Sakarin (E954) prodhohen artificialisht. Studime të ndryshme kanë treguar sesi këto lëndë kanë shkaktuar kancerin tek kafshët. Krahas kësaj dihet që aspartami është nxitës i migrenës. Polisorbati përdoret për fryrjen e produktit. Këto lëndë të njohura në treg me kodet E432, E433 dhe E434 përdoren dhe si ëmbëlsues sintetikë. Përdorimi i lëndëve të prodhuara nga acidët yndyrorë bimore dhe shtazorë është ndaluar në disa vende.

Patatinat:

Homogjenizuesit janë lëndët më të përdorura tek patatinat . Mono dhe digliceridët (E471), sodiumi stearol dhe kalciumi stearol janë disa prej tyre.

Çamçakëzët:

Tek çamçakëzët përdoren ngjyrues dhe ëmbëlsues. Ngjyruesi i kuq i njohur si Acidi karminik (E120) përftohet nga insektet. Ky ngjyrues shumë i dëmshëm përdoret edhe tek shampot, lëngun e kuq të mollës dhe produkte tjera. Mund të bëhet shkak i reaksioneve alergjike tek personat e ndjeshëm dhe azmatikë.

Detergjentet dhe kolinozet:

Lëndët kryesore shtesë janë alkooli dhe llojet e tij. Krahas kësaj marrja e tepërt e kimikateve të pasura me flor mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore deri tek çrregullimet në rritje. Edhe glicerina dhe sodiumi florid i përdorur tek kolinozët janë lëndë të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Akullorja:

Tek akulloret përdoren mono dhe digliceridët (E471) , aspartami si ëmbëlsues dhe sakarina. Gjelatina e përdorur për të shtuar masën e akullore (E441) mund të bëhet shkak i reaksioneve alergjike në trup nëse konsumohet shumë.

Ushqimet e ngrira:

Tek produktet e ngrira përdoret si mbrojtës acidi benzoik me kodin E210. Mund të shkaktojë azmën , çrregullime nervore dhe hiperaktivitet tek fëmijët. Ndërsa lënda potasium nitriti (E240) përdoret tek mishrat e ngrirë. Nitriti është një kancerogjen potencial i cili shkakton marrje fryme, marrje mendsh, dhimbje koke. Krahas kësaj edhe monosodium glutamat përdoret si ëmbëlsues tek produktet e ngrira dhe konservat. Ky produkt i ndaluar të përdoret në ushqimet e fëmijëve shkakton efekte anësore tek të sëmurët me azma.

Buka, brumërat dhe tortat:

Polisorbatet e përdora si fryrës tek buka (E432, E433, E434, E435 ve E436) prodhohen nga acidet yndyrorë bimorë dhe shtazorë. Kjo lëndë përdoret dhe si ëmbëlsuese sintetik, agjent i parandalimit të shkumës dhe fryrës i brumit. Në disa vende është ndaluar përdorimi i tij.

Pijet e gazuara dhe lëngjet e frutave:

Edhe tek këto produkte përdoren ëmbëlsues, ngjyrues dhe homogjenizues që parandalojnë krijimin e shtresave. Dioksidi i sulfurit i përdorur si lëndë mbrojtëse dhe i njohur me kodin (E220) përftohet nga qymyri. Të gjitha ilaçet me sulfur janë helmuese dhe përdorimi i tyre është kufizuar. Tek pijet e gazuara përdoret karameli si ngjyrues me kodin E150. Përdorimi i këtyre produkteve nga fëmijët është shumë i dëmshëm. Ndërsa pijet e përftuara nga hedhja e pluhurit janë kancerogjene dhe sintetike.

Supërat e gatshme, lëngu i mishit, ushqimi për bebe, pudding, karbonati, krem shanti dhe kremi i kafesë:

Monosodiumi glutamat përdoret në shumicën e këtyre produkteve si ëmbëlsues. Gjithashtu tek këto lëndë përdoren dhe mono – digliceridët dhe një lëndë shumë e dëmshme e njohur si annatto me kodin (E160).

Margarina, ketçap, majoneza, djathi dhe kosi:

Këtu përdoret acidi benzoic si mbrojtës, monosodium glutamat si ëmbëlsues dhe sodium benzoat ( E211) si mbrojtës. Ky produkt mund të përkeqësojë azmën dhe të shkaktojë urtikarien. Tek kosi mund të përdoret gjelatina me kodin E441 . Ndërsa tek djathi mund të përdoret natamicinë me kodin E235 , lëndë e cili shkakton të përziera, të vjella dhe diarre.

Po çfarë duhet të bëni? Të mos hani asgjë? – Jo, thjesht mundouni t’i evitoni sa më shumë këto lëndë (E…) në mënyrë që të keni një ushqyerje sa më të shëndetshme.

(A. Kokiçi)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit