9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Stoltenberg: Turqia është një vend i rëndësishëm për NATO-n

Më të lexuarat

Stoltenberg bëri të ditur se Turqia jep kontribut të rëndësishëm NATO-s në Kosovë, Afganistan dhe Detin Mesdhe.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur se Turqia është një vend i rëndësishëm për aleancën veri-atlantike.

Stoltenberg bëri të ditur se Turqia jep kontribut të rëndësishëm NATO-s në Kosovë, Afganistan dhe Detin Mesdhe.

“Pa dyshim se NATO-ja do të jetë e dobët pa Turqinë”, deklaroi Stoltenberg ndërsa theksoi se afërsia e Turqisë me rajonet e krizave të Sirisë dhe Irakut, pozita e saj gjeografike dhe aftësia ushtarake është e rëndësisë së madhe në luftën kundër DAESH-it.

Stoltenberg gjithashtu shpjegoi se Turqia me kufijtë e saj me Rusinë në Detin e Zi që është i rëndësisë strategjike, ka një vend të rëndësishëm edhe nga aspekti i marrëdhënieve të NATO-së me Rusinë, ndërsa vijoi duke thënë se “Turqia është një vend kyç për sigurinë e Evropës dhe NATO-s”.

Sekretari i NATO-s u bëri thirrje vendeve perëndimore, të cilat kritikojnë politikat e Turqisë, që “Të aleatët të tregojnë respekt reciprok, të jenë gjakftohtë dhe të shfaqin qasje të matur”.

Duke e bërë të ditur se Turqia është duke vazhduar ti përmbush obligimet e saj, Stoltenberg tha: “Paramendoni një anëtarë tjetër të NATO-së përveç Turqisë, vendi i të cilit sulmohet në mënyrë intensive nga ana e terroristëve. Ky vend ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe të dënoj pjesëmarrësit në tentativën e dështuar të grusht shtetit të jetuar më korrik të vitit 2016”.

Stoltenberg bëri të ditur se NATO-ja është e gatshme të qëndrojnë gjithmonë së bashku dhe anëtarët e saj të mbrojnë njëri-tjetrin, ndërsa shtoi se prioritet është të përqendrohen në gjërat që i bashkojnë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit