“Përkrahje konstante në periudhën paszgjedhore vërehet vetëm te Besa, siç vlerësohet, me siguri për shkak të pozitave konzistente të kësaj partie në proceset paszgjedhore. Partia e cila dha përkrahje që LSDM të marrë mandatin për formimin e qeverisë, ka humbur 8.1% të besimit, kurse ka fituar përkrahje të rritur prej 8.5%, derisa 26.4% kanë thënë se përkrahja për Besën është e pandryshuar pas zgjedhjeve”, shkruan Utrinski, transmeton GazetaPrishtina.com
BDI, VMRO-DPMNE dhe LSDM po ballafaqohen me rënie të besimit te votuesit në periudhën paszgjedhore, shkruan gazeta e përditshme “Utrinski Vesnik”, duke analizuar rezultatet e anketës së fundit të institutit amerikan NDI, lidhur me rejtingun e partive politike në Maqedoni.
Analizat e kësaj ankete tregojnë se rënie më e madhe dhe më e qartë vërehet tek BDI – parti e cila konsiderohet kyçe për formimin e qeverisë së re.
“Edhe pse BDI e ka inicuar platformën e cila u imponua më pas si argument me të cilin presidenti Gjorge Ivanov e arsyeton vendimin e tij që të mos e japë mandatin, rezultatet e anketës sinjalizojnë se ai dokument nuk ka ndikuar në përmirësimin e rejtingut të partisë. Tek trupi i përgjithshëm votues BDI ka shënuar rënie prej 19.5%, përkundër rritjes prej 3.4%, që do të thotë se partia shënon ‘minus’ -16.1 të pikave procentuale, përkundër përkrahjes konstante prej 21.3%”, analizon Utrinski. Te VMRO-DPMNE- vërehet rënie prej 4.8 pikave procentuale, kurse te LSDM rënie prej 3 pikëve procentuale./GazetaPrishtina/