9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

GANI MEHMETAJ nxitës i ekstremizmit !!!

Më të lexuarat

Shkruan: Ergin Shala

GANI MEHMETAJ nxitës i ekstremizmit !!!

Reagimi i tij me këto ”perla” nga ana psikologjike shikohet se po i vjen fundi dalë ngadalë bestytnive dhe se populli shqiptar po i kthehet praktikimit të fesë me të madhe. Falenderimi i takon Allahut (Elhamdulilah).

Andaj përgëzim vëllezer dhe mos u stresoni.

‘PERLAT E TIJ’:

-Titulli: Xhamitë – rekrutues të terroristëve

-Është tronditëse kur në pikun e ditës, apo herët në mëngjes i dëgjon britmat e ezanit…

-Por qendra e së keqes, KAANCERI I SHOQËRISË SONË JANË XHAMITË. Xhamitë në Dardani, Shqipëri e Maqedoninë shqiptare ka kohë që janë bërë KAZERMA USHTARAKE ISLAMIKE, MINARET RAKETA SHPËRTHYESE KUNDËR QYTETËRIMIT, ndërsa HOXHALLARËT OFICERË zbulimi turko -arab e rekrutues të terroristëve për luftë kundër të gjithëve, sepse ISLAMI ËSHTË NË LUFTË KUNDËR TË GJITHËVE, por edhe në luftë me vetën.

-Nga xhamitë dolën edhe terroristët që bënë akte të shëmtuara, në disa qytete evropiane.

-Hoxhallarët gjysmë analfabet e primitiv, u sheshin primitivizëm shkretinor diasporistëve të mjerë…

-Pjellë e këtyre hoxhallarëve jeniçerë turko-serb janë edhe disa lojtarë me tru të shpërlarë të kombëtares së Dardanisë, po edhe të kombëtares së Shqipërisë, që për turp ua kthejnë të prapmet publikut, kinse falen në fushë të futbollit.

Këto ”perla” ia reklamon Bota-Sot.

Prokuroria përveç ndonjë muslimani që bën veprime të pamatura duhet të bëjë edhe ndaj këtyre matrapazëve ordiner.

Ti o GANI me këto shprehje e ke ulur veten në nivelin e një njeriu që bën urrejtje ndaj Kur’anit, Islamit dhe një komuniteti të tërë , neve nuk mund të na bësh asgjë-sepse kjo fe nuk është në dorën tënde e as timen-por është në dorën e Atij Lart.

Allahu në Kur’an thotë:

“Ne me madherine Tone e shpallem Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtes te tij.” [Kur’an 15:9]

Ti je nxitës i terrorizmit dhe ekstremizmit me gjithë këto shprehje sepse gjithë po thonë se duhet gjetur etiologjinë (shkakun) e ekstremizmit dhe terrorizmit, andaj ti je vet shkaku për disa mendjelehtë.

Nuk do ta shijosh komoditetin e nxitjes së ektremizmit tek unë dhe bashkëmendimtarët të mi, andaj i lus të gjithë vëllezerit që të bëjnë sabër në gjitha këto akuza që i bëjnë këta njerëz famëkeq ndaj gjithë muslimanëve.

Qëllimi i tyre është të nxisin veprime te pamatura dhe pastaj të kanë argumente kundër praktikuesve të fesë.

Neve na mjafton Allahu i Madhërishëm, sa ndëshkues i fortë që është , për gjithë ato akuza që ia bënë fesë që Zoti ia zbriti Muhammedit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe gjithë njerëzimit.

________________
P.S. Te keni kujdes shprehjet ne komente sepse armiqtë e fesë këtë e dëshirojnë, secili që shprehet jo në nivelin e duhur do ti fshihet komenti i tij, pa paralajmërim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit