8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lëvizja BESA: Në 4-vjetorin e rastit “Monstra” rasti të shqyrtohet nga Prokuroria Speciale

Më të lexuarat

“Rasti tragjik “Monstra” që ndodhi në vitin 2012, ku më pas u dënuan me burg të përjetshëm 6 persona për terrorizëm pa bazë dhe pa prova të fuqishme juridike, por duke u bazuar vetëm në dëshmitarët e mbrojtur, vazhdon të jetë një plagë e hapur për shqiptarët e Maqedonisë. Madje, që nga fillimi i këtij procesi u pa qartë se qëllimi i pushtetit ndaj të akuzuarve ishte që ata të shpallen fajtorë, edhe pse ende nuk kishte filluar procedura zyrtare juridike kundër tyre. Në rastin “Monstra” janë bërë shkelje të mëdha kushtetuese dhe procedurale, ku janë shkelur të drejtat themelore dhe liritë e njeriut, siç është prezumimi i pafajësisë”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Lëvizja BESA vlerëson se ky është një rast i montuar klasik për qëllime politike nga ana e pushtetit BDI-VMRO, ku përpos se janë shkatërruar jetët e 6 personave dhe familjarëve të tyre, si edhe e familjeve të viktimave, pasi që nuk janë gjetur kryerësit e vërtetë të këtij akti barbar.

“Ne konsiderojmë se ky është një rast krejt i politizuar dhe të burgosurit shqiptarë, të cilët me një vendim arbitrar janë gjykuar me burg të përjetshëm, janë krejt të pafajshëm. Meqë në Maqedoni drejtësia tashmë ka perënduar dhe shqiptarët nuk kanë më besim në institucionet e drejtësisë, Lëvizja BESA bën thirrje publike që sot – në 4-vjetorin e rastit “Monstra” – të mos vazhdojë politizimi i këtij rasti tragjik, por të rihapet seancë e re gjyqësore, ndërsa Prokuroria Speciale t’i zbardhë faktet dhe të vërtetën e këtij rasti në tërësi”, shtojnë nga Lëvizja Besa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit