3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Letra që bëri bujë në mediat amerikane, muslimanja Marwa Balkar për Donald Trump

Më të lexuarat

Në vijim, po ndajmë me ju të përshtatur në shqip kuptimin e letrës së cilës Mark Zuckerberg dhe afër 600 000 njerëz ja bënë like dhe u shprënda nga më se 155 555 veta, letra e hapur që Marwa Balkar, përmes Facebook, ia drejtoi kandidatit republikan në zgjedhjet e ardhshme në Amerikë, Donald Trump, në lidhje me idenë e tij që muslimanët në Amerikë të bartin Kartela të veçanta identifikimi.
Kjo letër, në fakt, po bënë një bujë të madhe pothuajse në të gjitha mediet botërore.
Lexim të këndshëm.
———————————————————————————–
I nderuar Donald Trump,
Quhem Marwa dhe jam muslimane. Kam dëgjuar se ju dëshironi që ne të fillojmë të bartim kartela (bexha) identifikimi, kështu që unë kam vendosur të zgjedhë një për veten time.
Unë nuk mund të identifikohem lehtë si muslimane vetëm nga pamja, kështu që bexhi im i ri do të më lejojë të shfaqë me krenari se kush jam. Unë kam zgjedhë për vete simbolin e paqes, sepse paqja përfaqëson Islamin tim.
Islamin që më mësoi të kundërshtojë padrejtësinë e të nxisë për unitet.
Islamin që më mësoi se vrarja e një njeriu të pafajshëm është e barabartë me vrasjen e tërë njerëzimit.
Kam dëgjuar se ju doni edhe të na gjurmoni gjithashtu se çfarë bëjmë. Bukur!
Ju mund të vini me mua në Kampanjën time të Vetëdijesimit mbi Kancerin, që po zhvillohet në shkollën e mesme lokale, ose ju mund të më ndiqni edhe në vend punës, aty ku punoj, e puna ime është të ndërtojë lumturi. Ju gjithashtu mund të shihni se si xhamia ime lokale ofron BP&J sandviç për të pastrehët dhe thërret personat e të gjitha besimeve në darka ndërfetare, të cilat janë të mirëpritura nga të gjithë.
Ndoshta, vetëm atëherë, do ta shihni se pse jam muslimane kjo nuk më bën mua më pak Amerikane sesa që jeni ju.
Ndoshta, vetëm pasi të ecni gjurmëve të mia, ju mund ta shihni se unë nuk jam më pak njeri (humane) sesa që jeni ju.
Salaamu alaikum ✌? # NOTINMYNAME # FightWithPeace (JO NË EMËR TIM # Kundërshto Me Paqe)

Perktheu: Driton Morina

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit