14.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Aleancë me Assad? Franca: Na duhen trupat e tij në terren

Më të lexuarat

Pasi Parisi dhe Moska ranë dakord të zgjerojnë aleancën në luftën kundër terrorizmit, mësohet se Franca e sheh të arsyeshme që në betëjën kundër Shtetit Islamik të përfshihet edhe qeveria siriane.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius tha se lufta kundër ISIS do bëhet nga ajri dhe nga toka.

I pyetur nga RTL se kush do jenë trupat tokësore, ai tha se Franca nuk do dërgojë ushtarë, por bëhet fjalë për opozitën siriane, trupat sunite arabe dhe “pse jo, edhe trupat qeveritare”.

Perëndimi e ka mohuar deri më tani mundësinë e një bashkëpunimi me presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Madje kanë akuzuar Moskën se betejën në Siri e ka me qëllim që të forcojë pushtetin e Assad.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit