4.8 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Letra e robëreshës izraelite për komandantët e Hamasit

Më të lexuarat

Letër nga një nënë që ishte zënë peng (burgosur) bashkë me bijën e saj drejtuar anëtarëve të Hamasit përpara se të liroheshin:

“Gjeneralëve që më kanë shoqëruar javët e fundit… duket se do të ndahemi nesër, por ju falënderoj nga zemra. Ju jam mirënjohëse për humanizmin e jashtëzakonshëm që treguat për vajzën time Emilia. Ju ishit si prindërit e saj, duke e ftuar atë në dhomën tuaj sa herë që ajo të donte. Ajo ndjeu se ju të gjithë nuk ishit thjesht miq, por të dashur të vërtetë dhe zemërmirë.

Faleminderit, faleminderit, faleminderit… Faleminderit për orët që keni kaluar me të. Faleminderit që keni duruar me të dhe e keni llastuar me ëmbëlsira dhe fruta.

Fëmijët nuk duhet të jenë në zona lufte, por falë jush dhe njerëzve të tjerë dashamirës që takuam gjatë rrugës, vajza ime e pa veten si një mbretëreshë në Gaza.

Nuk takuam një person të vetëm që të mos na trajtonte me mirësi, kujdes dhe dashuri.

Do të jem përgjithmonë e burgosura mirënjohëse ndaj jush, sepse vajza ime nuk u largua nga këtu me ndonjë traumë psikologjike të qëndrueshme. Do të kujtoj mirësinë tuaj pavarësisht situatës tuaj të vështirë dhe humbjeve të rënda që keni pësuar në Gaza.

Ju uroj të gjithëve dhe familjeve tuaja shëndet dhe dashuri, faleminderit shumë!”

Daniela dhe Emilia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit