19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Autobusi i vonuar 1400 vjet!

Më të lexuarat

Ndoshta duket absurde, por po, ky autobus që shihni në foto, tregon vonesën për më shumë se 1400 vjet.
Ishte 1 dhjetori i vitit 1955. Një grua rreth të katërdhjetave, pas një dite të lodhshme, hip në këtë autobus, në autobusin të cilin gjysma e parë ishte e rezervuar për njerëzit e bardhë, e gjysma e fundit për njerëzit me ngjyrë.

Po, po, është e vërtetë ajo që tani e lexove!

Njerëzit me ngjyrë nuk guxonin të përziheshin me njerëzit e bardhë, dhe kishin vendet dhe hapësirat e veçanta, madje edhe në autobus. Po flas për vitin 1955.

Meqë vendet ishin të zëna, ajo u ul në një ulëse ku “nuk i takonte”. Pas disa stacioneve, në autobus hip një person i bardhë, e normalisht më e pakta që mund të bënte kjo grua ishte t’ia lëshonte vendin.

Roza Parks, thotë se isha e lodhur, jo shumë nga puna, sa isha e lodhur shpirtërisht për këtë trajtim çnjerëzor që na u bëhej, dhe refuzova të ngrihesha.

Pas shumë polemikave, erdhi deri tek ajo që pritej, arrestimi dhe burgosja e saj për thyerjen e ligjit.

Ky veprim frymëzoi shumë njerëz dhe u pasua me shumë veprime e protesta derisa u arrit të bëhej ndryshimi i ligjit, duke barazuar kështu njerëzit me ngjyrë me njerëzit e bardhë.

Kjo vonesë është e dukshme në krahasim me Islamin, ku para 1400 vjetësh, Pejgamberi a.s., përveç praktikës së përditshme, në Haxhin Lamtumirës, kishte dhënë porositë universale: “Nuk ka dallim mes të bardhit dhe të ziut”. Si dëshmi për këtë është Bilali r.a., një rob i zi, i liruar, u bë thirrësi i thirrjes më madhështore, ezanit, madje edhe mbi Qabenë e bekuar.

Nga hoxhë Blerim Musli

USA Detroit Historical Museum 27.11.2023

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit