1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Letër e rëndësishme drejtuar Borrellit dhe Lajçakut – kryetarët e Komisioneve të Jashtme të disa shteteve iu shkruajnë për dialogun dhe agresionin e Serbisë ndaj Kosovës

Më të lexuarat

Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të disa shteteve mike i kanë shkruar shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Letra thekson urgjencën e adresimit të disa çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën urgjente për largimin e masave ndaj Kosovës.

Letra është e nënshkruar nga kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Çekisë, Irlandës, Lituanisë, Estonisë, Letonisë, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës, Italisë dhe Bullgarisë, raporton Telegrafi.

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Iliri Kapiti ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns që ka marr drejtimin në këtë çështje të rëndësishme.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit